




Christophe Van Gerrewey (1982) ka studiuar për arkitekturë në Universitetin e Ghent-it dhe shkencën e letërsisë në Universitetin Katolik të Leuven-it. Është konsideruar një nga shkrimtarët e rinj më premtues belgë. Në 2012, u botua romani i tij i parë “Kam shumë për të thënë”, një roman në formën e letrës për një dashuri të humbur.

Christopher Hamilton është pedagog i lëndës “Filozofia e fesë” në King's College, në Londër. Ai është autori i një serie librash mbi mesjetën dhe dy librash mbi filozofinë e jetës, një ndër të cilët është pikërisht “Si të përballemi me sprovat e jetës”.



