


Arlinda Çausholli është gazetare, publiciste dhe eksperte komunikimi me influencë, me një përvojë 20-vjeçare dhe prozatore
Arlinda Guma është autore e katër romaneve: Bulevardi i Yjeve (2014), Terma humanitarë si fjala bombardim (2016), Bob Legjenda (2021) dhe Marksi ka humbur kujtesën (2025). Letërsia e saj është botuar në disa revista letrare ndërkombëtare, përfshirë revistat amerikane Words Without Borders dhe Poets & Writers, në revistën greke Teflon, etj., si dhe në antologji letrare ndërkombëtare. Poezitë e saj janë interpretuar nga aktorë të huaj në shumë vende të botës. Që prej vitit 2018, ajo është themeluese dhe drejtuese e revistës kulturore defekt-teknik.com, e cila ruhet në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kritika e përshkruan si një autore të guximshme dhe jokonformiste, "që shkruan me grusht."







Arsim Spahiu është lindur më 1942 në Prizren dhe pasi nisi studimet në vitin 1962, e internojnë bashkë me familjen në Lushnje. Në vitin 1990 emigron drejt Francës ku me energji të jashtëzakonshme nis dhe përfundon me sukses studimet për histori në Francë, ku ka arritur të marrë edhe titullin Doktor Shkencash. Ai mbron tezën e trashëgimisë pellazgo – iliro – shqiptare përmes një vepre voluminoze në këtë fushë