I ri Peshkataret e fjaleve Shiko më të madhe

Peshkataret e fjaleve

Chiara Sorrentino MEP0263

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Peshkatarët e fjalëve është një ndërthurje e filozofisë me psikologjinë përmes një përralle plot fantazi që injekton në mënyrë të butë, të padukshme por të pashmangshme mësimet e jetës te fëmijët, njëkohshëm me dashurinë për fjalën dhe gjuhën…

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Media Union
ISBN9789928086570

750 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Është një anije që çdo natë çan qiejt e gjithë botës për të mbledhur fjalë që kanë mbetur pezull në ajër. Në bord është një familje peshkatarësh. Askush nuk ua di emrat. Përtej reve, ku vetëm ata që kanë flatra mund të shkojnë, të gjithë i thërrasin peshkatarët e fjalëve.

Me rrjetat e thurura me yje mbledhin fjalë të çdo lloji dhe përmase, por është njëra, e madhe dhe me shkëlqim, që nuk arrijnë ta zënë, e megjithatë është kaq e madhe dhe e ndritshme sa nuk mund të dorëzohen.

 

Çfarë janë fjalët? Përse na shërbejnë? A mund ta imagjinojmë dot realitetin në mungesë të fjalëve? Si do të merreshin vesh njerëzit pa fjalët?

Si do t’i flisnin njëri-tjetrit?

Si do t’i thonin fëmijët mamit se i ka marrë uria? Si do t’i kërkonin babit që t’i blejë një akullore? Si ta thërrasin motrën e vëllanë për të luajtur? Po gjyshja si do t’ua tregonte kolopuçëve përrallat para gjumit?

Pa fjalët do të ishte e pamundur! Pa fjalët ne nuk bëjmë dot!

Ndaj, aq të rëndësishme sa janë, duhet t’i ruajmë, të kujdesimi për to. Madje jo pak fjalë, shumë fjalë. Sa më shumë ta pasurojmë fjalorin tonë, aq më mirë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
ISBN9789928086570
RedaktoriIlustrimet nga Martina Rotondo
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 5 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArta Marku