Kepuce per gjyqin e fundit Shiko më të madhe

Kepuce per gjyqin e fundit

Faruk Myrtaj BXH0038

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo është një nga përmbledhjet me tregime më të arrira të autorit Faruk Myrtaj, i cili mbetet një nga tregimtarët më të mirë të viteve 90 në Shqipëri.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928033420

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

As dhjetëra proza të shkurtra, s’janë gati për një libër tjetër. Je ende nën sundimin e librit të mëparshëm, si nën qeveritë ende në detyrë. Nuk neglizhohet, por as vendos dot për më tej. Në dilemë elektorale për liderin tjetër, si befas-por jo befasisht, shfaqet një subjekt, titull a një tregim i veçantë, a thjesht një imazh a shprehje, diku në tekst, që premton ndjesisht të të shërbej si identikit…

“Këpucë për gjyqin e fundit” ishte gërricja e mjaftë, termometri i lirisë së këtij libri. Fill pas kësaj, nga tërë subjektet, variant/tregimet veçuar në “dosjet” në afat për t’u hapur, vetë-ofrohen të duhurat për shtatin e librit. Në këtë fushë elektromagnetike, të këpucëve që ndërrojnë zot në vajtje-ardhjen për te Gjyqi I Fundit, tërë tregimet e tjera orientohen, shfaqin ngarkesën, ndodh të këmbejnë shenjë, duke formuar të tëra bashkë mozaikun libër… Etaloni mbetet çmimi i lirisë.

Në tërë prozat, imazhi i jetës shfaqet tek minatorët: ata hyjnë e dalin përditë në trojet e të vdekurve. Rregulli i Parë i minierës është si askund tjetër human: nëse s’ke dalë a s’je nxjerrë, qoftë edhe veç si trup prej andej, numërohesh I Gjallë…

Janë të gjithë njerëz të Zotit, por jo të gjithë i dorëzohen Atij. Jo pak, për shkak të jetëve që bëjnë, raporteve me idealen e materialen, u shërbejnë zotave të vegjël. Nuk janë të paktë ata që besojnë se fatet mund të jenë të shkruara, por ata që marrin përsipër shkrimin e jetëve të këtushme do duhet të përgjigjen për Fjalën, edhe pse leximin e jetëve do duhet ta bëj secili të vetën…

Vende të vogla, fate të vështirë. Qeverisësve, apo sundimtarëve të tyre, u ndodhë të joshen a imponohen në shërbime si “kolaboracionistë”. Në dyshim të rreptë e të përhershëm, ajo që krijon imazhin e tyre real, të drejtë, është: “Si u shërbyen njerëzve të tyre, në këtë “bashkëpunim me të Mëdhenjtë”?

Piramidat shfaqen kudo, imazh i shoqërive në bërje e sipër. Ku ishe ti, o Njeri, në këtë ngrehinë që pashmangshëm rëndon në supet e shpirtrat e njerëzve? Kush je ti, atdheu yt cili? Kufijtë, vendosur nga kush? Të gjithë jemi të dënuar me liri…

Fitohet vetëm duke humbur…

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe196
ISBN9789928033420
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveRibotim