Simon Sinek A-005045
Libër i ri
Nga autori bestseller i New York Times për librat Fillo me pse dhe Liderët hanë të fundit, na vjen një strukturë e guximshme për lidershipin, në botën e sotme që ndryshon vazhdimisht.
139 Artikuj
Shtëpia Botuese | Minerva | |
| ISBN | 9789928265265 | |
Si mund të fitojmë në një lojë që nuk ka fund? Lojërat e fundme, si futbolli apo shahu, kanë lojtarë që dihen, rregulla fikse dhe një pikë fundore të qartë. Fituesit dhe humbësit identifikohen lehtë. Në lojërat e pafundme, ato që nuk kanë vijë finishi, si biznesi, politika, apo dhe vetë jeta, lojtarët vijnë e ikin. Rregullat në një lojë të pafundme janë të ndryshueshme sepse lojërat e pafundme nuk kanë një pikë fundore të përcaktuar. Nuk ka as fitues e as humbës – vetëm përpara dhe pas.
Pyetja është, si të luajmë që të kemi sukses në lojën ku ndodhemi?
Në këtë libër zbulues, Simon Sinek na ofron strukturën për të udhëhequr me një mendësi të pafundme. Nga njëra anë, askush nga ne s’mund t’i rezistojë emocioneve të shkurtra të një ngritjeje në detyrë apo të fitimit të një gare, e megjithatë këto triumfe zbehen shpejt. Në ndjekje të një kauze të drejtë, ne do t’i zotohemi një vizioni për një botë në të ardhmen që është kaq tërheqëse, saqë do ta ndërtojmë javë pas jave, muaj pas muaji, vit pas viti. Pavarësisht se nuk e dimë formën e saktë që do të marrë kjo botë, përpjekja për ta realizuar këtë i jep kuptim punës dhe jetës sonë.
Liderët që përqafojnë një mendësi të pafundme ndërtojnë organizata më solide, më novatore dhe më frymëzuese. Në fund, ata do të jenë individët që do të na udhëheqin drejt së ardhmes.
Për më shumë rreth librit ju ftojmë të lexoni review-n e Brendan Brooks rreth librit “Loja e pafundme” të cilën e gjeni tek LEXIMTARI
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 264 |
| ISBN | 9789928265265 |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Granit Zela |
Një libër për mënyrën sesi udhëheqësit e mëdhenj frymëzojnë këdo që të veprojë. Një bestseller absolut, i cili do të vijë në ndihmë për të përsosur komunikimin dhe për të arritur suksese në jetë
Simon Sinek's recent video on 'The Millennial Question' went viral with over 150 million views and his TED Talk on the global bestseller Start with Why is the third most watched of all time. Sinek's latest work, Together is Better, is a little book of inspiration for the modern world. Most of us live our lives by accident - we live as it happens....