Mimoza Hysa A-004062
Libër i ri
“Bijat e gjeneralit”, historia e Marsinës dhe Martinës, dy binjakeve, bija të një ushtaraku të lartë në karrierë në kohën e diktaturës në Shqipëri. Ndajnë po të njëjtat dashuri për dy burrat e jetës së tyre: për babanë komunist dhe Jetonin “me kleçkë” në biografi.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9789928313096 | |
Dy zgjedhje të vështira që përgatisin një tragjedi. Një roman psikologjik turbullues, i shkruar në vetë të dytë, si kërkim ngulmues i fajtorit tek tjetri, krejt i ngjashëm me veten. Personazhe të dyzuara, me zhvillime dhe përfundime të befasishme. Një rrëfim intim për seksin dhe dhunën, për sistemin dhe kaosin, për ndjenjën dhe detyrën, për ambicien dhe rivalitetin.
__
“Është pak a shumë një Hiroshimë, kur përmasat e katastrofës i shohim pasi vala goditëse ka kaluar dhe numërohen viktimat.
Viktimat janë: dëshira të vrara, zgjedhje të detyruara, liri të grabitura.
Duke përshkruar ndjesitë dhe jo direkt realitetin, pasojat dhe jo veprimin, autorja Mimoza Hysa ka mundur të realizojë më së miri një roman tronditës”.
—Bashkim Hoxha
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 176 |
| ISBN | 9789928313096 |
| Viti i Botimit | 2019 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Sagë&Histori |
Libri paraqet jetën e saj si shkrimtare, idealiste dhe disidente politike, duke theksuar sakrificat, burgosjen dhe internimin që ajo përjetoi për shkak të bindjeve të saj. Përmes rrëfimit, vepra nxjerr në pah forcën shpirtërore, dashurinë për atdheun dhe qëndrueshmërinë e Musinesë përballë padrejtësive.