Danielle Steel

Danielle Steel lindi më 14 gusht 1947 në New York City, është shkrimtare amerikane e romaneve romantike dhe skenariste e rreth 25 filmave

Danielle Steel filloi të shkruajë tregime si fëmijë, dhe kur qe adoleshente, filloi të shkruajë poezi. E diplomuar në liceun Francez të Nju Jorkut më 1965, ajo studioi letërsi, kompozim dhe kompozim mode, fillimisht te Shkolla Parson e më pas në Universitetin e Nju Jorkut.


Romanet e Danielle Steel janë shitur në miliona kopje një dhjetëra gjuhë dhe kanë pasur gjithmonë një vend mes librave më të shitur që nga vitet ’80. Steel e filloi karrierën e vet profesionale në marrëdhëniet publike dhe reklama, para se të fillonte të shkruante romane herët në vitet ’70. Ashtu si Barbara Cartland dhe Stephen King, Steel ka injoruar snobët mes njerëzve të dijes me sukses popullor të jashtëzakonshëm. Shumë nga romanet e saj janë kthyer edhe në filma televiziv të suksesshëm. Ajo ka shkruar gjithashtu një seri librash për fëmijë si dhe disa libra joletrar, përfshirë librin “Një yll që shkëlqen” i vitit 1998, një libër dedikuar të birit Nick Traina, i cili vrau veten në moshën 19 vjeçare pasi luftoi abuzim me drogën dhe sëmundjet mendore.


Emri i saj i lindjes është Danielle Fernande Dominique Schuelein-Steel. Deri në vitin 2005, romanet e saj janë shitur në 530 milionë kopje. Romanet e saj kanë ruajtur shkallën e librit më të shitur te New York Times për më shumë se 390 javë radhazi dhe 22 prej tyre janë adoptuar për televizion. Në 2001 ajo u shpall njëra nga “30 gratë më të pushtetshme të Amerikës” nga Ladies' Home Journal. Në vitin 1997, pasuria e saj vlerësohej në 600 deri 800 milionë dollarë. Sot kjo shifër është dyfishuar.


Më 1984 ajo mori pjesë në botimin e librit “Të kesh një fëmijë”. Në të njëjtin vit publikoi një libër me poezi. Ajo ka shkruar deri në pesë libra njëherësh duke publikuar më shumë se një libër në vit.


Librat e saj janë përkthyer në mbi 30 gjuhë dhe mund të gjenden në 47 vende në të gjithë botën. Deri më tani janë 52 romane të suksesshme nga kjo shkrimtare dhe rreth 25 prej tyre janë bërë skenare filmash.

Lista e librave të autorit

--
32
për faqe
Shfaq 65 - 71 nga 71 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Jeta është shumë e vështirë. Sidomos për Kasandra von Gotthard, dhe vajzën e saj të bukur Ariana. Ngjarjet zhvillohen në kohën e spastrimeve të hebrejve nga nazistët dhe personazhi ynë kalon një kalvar të vërtetë. Por dashuria është spirancë dhe shpresë për të mbijetuar dhe rigjetur vetveten.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 400 Lekë Nuk është në stok

    Ky libër mban rekord në shitjet në nivel botëror: Mbi 550 milionë kopje. Po ti, çfarë pret...

    1 400 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    850 Lekë Në stok

    I zgjuar, tërheqës, Berni Faini ishte djali më i çuditshëm i Wolff's-it, dyqani më mahnitës i Nju-Jorkut. Si epror ai shkon me ngritje në detyrë në San Francisko për të hapur një degë në Bregun Perëndimor. Karriera e tij ka kapur majat, ndërsa jeta nuk ka gjetur akoma kuptim.

    850 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Xhevahiret është një romancë historike e vitit 1992 e Danielle Steel. Në këtë roman, Sara 75-vjeçare, Dukeshë e Uitfild, rikujton jetë e saj të gjatë dhe plot ngjarje.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    750 Lekë Në stok

    Xhoni Peterson mund të ndricojë një vend me një fjalë apo thjeshtë me një buzëqeshje. Ai kishte një të ardhme premtuese- derisa një aksident në mbrëmjen e maturës, ia merr të gjitha.

    750 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Nuk është në stok

    E re, e pafajshme dhe me bukuri të habitshme, Crystal Wyatt, ishte një e dëbuar, e cilia urrehej dhe zilepsej nga të gjithë, por jo nga i ati i saj i përkushtuar, me të cilin ndante një dashuri të thellë për fermën e tyre të largët në Kaliforni.

    1 500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 400 Lekë Nuk është në stok

    Bill Thigpen, autor dhe producent i një programi shumë të suksesshëm ditor, ishte kaq i zënë duke u marrë me shkëlqimin e karrierës sa nuk e kuptoi që martesa po i shkonte drejt shkatërrimit.

    1 400 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 65 - 71 nga 71 libra