Massimo Bontempelli MUZ0245
Libër i ri
Nje roman trondites qe eshte kthyer ne bestseller ne Itali brenda pak javesh, i cili vjen se fundi edhe ne shqip, nen shqiperimin e Adrian Beshaj
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Muza Botime | |
| ISBN | 9789928361769 | |
Në prag të nëntëqindës, Marioja i vogël jeton në Romë në një familje të kamur. Ditën e lindjes së tij të shtatë, pas një shëtitjeje në park, fëmija zhytet në një heshtje të pazakontë. Por pak minuta më pas, pasi i rifiton forcat, nuk e njeh më nënën e kujdesshme, Arianën, madje i kërkon me këmbëngulje ta shoqërojë për te nëna e vërtetë, Luçiana.
E tronditur, Ariana ia plotëson dëshirën fëmijës, që i kërkon me vendosmëri ta thërrasë Ramiro. Tensioni dramatik rritet nga faqja në faqe, duke shpërthyer në një zbulim tronditës: jo vetëm që Luçiana banon vërtet në shtëpinë ku Marioja shoqëron Arianën, por ka humbur një fëmijë shtatëvjeçar, Ramiron, pikërisht shtatë vite më parë, domethënë në çastin kur lindi Marioja.
A mund të jetë Marioja rimishërimi i birit të Luçianës?
Apo dikush e ka kopjuar, duke luajtur mbi fatalitetin e koincidencave të pabesueshme?
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 160 |
| ISBN | 9789928361769 |
| Redaktori | Klodiana Metani |
| Viti i Botimit | 2024 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | mbi 18-vjeç |
| Përkthyesi | Adrian Beshaj |
| Roman | Drame & tragjedi |