I ri Cmim i reduktuar! Heshturazi dashuri Shiko më të madhe

Heshturazi dashuri

Elisa Shua Dusapin A-008726

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Heshturazi, dashuri” rrëfen për dy jetë krejtësisht të ndryshme, që cekin njëra-tjetrën dhe, për pak kohë, ndajnë bashkë një pjesëz udhe. Ka plot histori të mbetura pezull, takime që lënë gjurmë, por që nuk lëndojnë, si ato të personazheve të këtij romani. Megjithatë, dy personazhet në njëfarë mënyre e gjejnë njëri-tjetrin, njihen, zbulojnë sho-shoqin dhe përmes tjetrit përpiqen të kuptojnë diçka nga vetja. Ky roman, delikat si bora mbi det, e shpie lexuesin në një univers me pasuri të rralla e origjinalitet.

Më shumë detaje

498 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928371164

720 Lekë

-10%

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Sokço është një qytezë turistike bregdetare në kufi mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut. Dimri i acartë ka pllakosur e ka zymtuar gjithçka. Trupat janë të ngrirë, peshqit, helmues, përtej plazhit, nga kullat e vrojtimit në Veri, dalin grykat e mitralozëve. Një vajzë e re koreano-franceze punon si recepsioniste në një bujtinë, tashmë thuajse në prag të rrënimit. Një mbrëmje, mbërrin një udhëtar i papritur: një francez, që merret me tregime vizatimore, me shpresën për të gjetur frymëzim në këtë peizazh të shkretë. Kur ajo pranon ta shoqërojë në një udhëtim për të njohur shpirtin e vërtetë të Koresë, të dy bashkë vizitojnë maja malesh të zbardhura nga bora, ujëvara të mëdha e madje, kalojnë dhe kufirin e Koresë së Veriut. Mes këtyre dy qenieve që vijnë nga kultura të ndryshme lind një marrëdhënie e vështirë dhe e brishtë.

REVIEWS

“Heshturazi, dashuri” përshkohet nga një tension i errët që nuk shkrin dhe nuk gjen zgjidhje kurrë. Ky është një libër me tipare noir, që të mban gjithë kohës në ankth.

The Guardian

Fjalitë poetike të Dusapin-it të sjellin ndër mend sekuenca kinematografike dhe të ngjallin emocione të forta. Një debutim i tillë mallëngjyes, i realizuar mjeshtërisht, nuk duhet humbur.

Publishers Weekly

Enigmatik, joshës... Ky debutim mjeshtëror eksploron temat e identitetit dhe trashëgimisë në mënyrë bindëse.

Irish Times

Të dhëna

ISBN9789928371164
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë