Klodiana Sinani A-000332
Libër i ri
Gjithçka nis nga një ditë e zakonshme e një maturanti: Me problemet dhe jetën shkollore, duke përjetuar ndjenja të bukura e të pastra dashurie: Duke thurur ëndrrën për tu bërë mjek; duke punuar për ta realizuar atë. Infektimi me Covid-19 ndryshon planet dhe për rrjedhojë, jeta e Bekimit kalon nëpër shumë sfida të cilat vijnë në këtë histori të bukur.....
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Redona | |
Një djalë i cilin ka marrëdhënie të mira familjare ( me nënën e tij pasi e ka humbur babanë) me vajzën për të cilën ka filluar të ndjejë, me shoqërinë, fqinjët dhe të moshuarit. Gjithçka duket normale deri kur shfaqet Covid- 19, i cili prek djalin dhe vë jetën e tij në rrezik. Pas daljes nga kjo sfidë, gjërat në sytë e tij marrin një tjetër këndveshtrim. Ai i gëzohet faktit që jeton, me nënën dhe vajzën që do. Pas kësaj, gjithçka i duket e arritshme nëse ai punon. Aty kupton se përtej çdo ëndrre kemi të shtrenjtë jetën, e nëse jetojmë mund t’i realizojmë ëndrrat tona. Prandaj Novela titullohet " Përtej ëndrrës". Bekimi, personazhi kryeson quhet i tillë sepse çdo prind ardhjen e një fëmije në jetë e quan një bekim.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 94 |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Sagë&Histori |