Elton John A-005432
Libër i ri
Gazmore, argëtuese dhe herë-herë thellësisht prekëse, autobiografia UNË do t’ju çojë në një udhëtim intim me një legjendë të gjallë.
93 Artikuj
Shtëpia Botuese | Botimet Dritan | |
| ISBN | 9789928184689 | |
ELTON XHONI është kantautori me suksesin më jetëgjatë në të gjitha kohërat. Jeta e tij është e jashtëzakonshme, shtatë dekadat e jetuara (deri tani) të mbushura me ngritje e ulje të pabesueshme. Tashmë, me fjalët e veta dhe me ndershmërinë që e karakterizon, ai ndan historinë e tij - çastet argëtuese dhe ato që të copëtojnë shpirtin.
Zbulon të vërtetën e fëmijërisë së jetuar në Pinër, në periferi të Londrës dhe marrëdhëniet e vështira me prindërit. I pagëzuar me emrin Rexhinald Duajt, ai ishte një djalë i druajtur, me ëndrra të pagjasa për t’u bërë yll i muzikës pop. Në moshën 23 vjeç, interpretoi koncertin e parë në Amerikë, ku, i veshur me kominoshe gjoksore të verdha, T-shirt të stolisur me yje dhe këpucë me flatra, u përball me një publik të mahnitshëm. Kishte mbërritur Elton Xhoni dhe bota e muzikës nuk do të ishte më e njëjta.
Autobiografia UNË është e mbushur me dramë, që nga refuzimi i hershëm i punës së Eltonit me partnerin këngëshkrues Berni Topin deri në daljen jashtë kontrollit të superyllit që kryesonte listat e klasifikimit të këngëve; nga miqësia me Xhon Lenonin, Fredi Mërkërin dhe Xhorxh Majkëllin deri te vallëzimi disko me Mbretëreshën; nga orvatjet për vetëvrasje deri te varësia ndaj drogës, që do ta mbante mbërthyer për më shumë se një dekadë.
Eltoni shkruan fuqishëm edhe për çtoksikimin dhe ngritjen e Fondacionit AIDS.
Ai rrëfen për gjetjen e dashurisë së vërtetë me Dejvid Fërnishin, pushimet me Versaçen dhe interpretimin në ceremoninë mortore të Princeshës Diana. Përshkruan çastin ekzakt kur kupton se dëshiron të bëhet baba dhe jeta e tij ndryshon sërish kryekëput.
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Faqe | 394 |
| ISBN | 9789928184689 |
| Titulli origjinal | Me |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Manushaqe Bako |