Andrea Camilleri, shkrimtari i njohur sicilian, autor i serive të suksesshme të romaneve të Montalbanos dhe disa veprave të tjera ka lindur më 6 shtator 1925 në Porto Empedocie në Italia dhe është ndarë nga jeta më 17 korrik 2019. Ai ka marrë disa ccmime letrare dhe është I njohur për letërsinë policeske (e krimit).
Andrea Fazioli, shkrimtar zviceran i gjuhës italiane, u lind në maj 1978 në Bellinzona. Është autor i dymbëdhjetë librave. Veprat e tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës, ndërsa tregimet e tij janë përfshirë në shumë antologji bashkëkohore. Fazioli është një nga shkrimtarët më në zë sot në Zvicër, Itali etj.

Andreas Dushi ka lindur nё Shkodёr, ku ka kryer dhe studimet pёr Gjuhё dhe Literaturё Shqipe nё Universitetin Luigj Gurakuqi. Ështё autor i librave: “Marrja e gjakut” dhe “Pragu i braktisjes”.
Jeton në Tiranë. Është redaktor përgjegjës i “ExLibris” dhe punon në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.







Andy Griffiths (i lindur më 3 shtator 1961 në Melburn të Australisë), është autor shumë i njohur i letërsisë pë fëmijë dhe shkrimtar komedian. Nga seria e tij e mirënjohur "Treehouse" deri tani janë botuar dy vëllime në shqip nga Botart Për Fëmijë: "Shtëpia 13 Katëshe në Pemë" dhe "Shtëpia 26 Katëshe në Pemë". Rekomandohen për moshat 5 deri 11 vjeç.
