


Teoricien fizikan, anëtar i Institutit universitar të Francës dhe i Akademisë ndërkombëtare të filozofisë së shkencave, Carlo Rovelli është përgjegjës i Ekipit të Gravitetit kuantik të Qendrës së fizikës teorike të Universitetit Aix-Marseille. Ka botuar, ndër të tjera, Çfarë është shkenca, Revolucioni i Anaksimandrit (2011) dhe Realiteti nuk është ashtu si duket. Struktura elementare e gjërave (2014).
Carlos Fuentes (1928-2012) ka qenë ndër shkrimtarët më të shquar meksikanë të fundshekullit XX; autor romanesh, tregimesh, novelash dhe esesh. Në përmbledhjen me 15 tregime gjenden: "Aura", "Çak mol", "Pantera në xhaz", "Një shpirt i kulluar", "Vija e jetës", etj.
Carlos Ruiz Zafón është shkrimtari më i mirë spanjoll i ditëve tona, i botuar në 45 vende të botës, fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare

Charles Dikens ishte shkrimtar dhe kritik social anglez. Ai ka krijuar disa nga personazhet më të njohura të letërsisë botërore dhe mbetet prozatori më i madh i periudhës viktoriane. Ai ka lindur më 7 shkurt 1812 dhe është ndarë nga jeta me 9 qershor 1870


Carmine Abate lindi në Carfizzi, një qytezë arbëreshe, provincë e Crotone-s. Ai u rrit mes Kalabrisë dhe Hamburgut, vend ku i ati kishte emigruar më parë. Ai transferohet në Gjermani menjëherë pas diplomimit në letërsi, ku jep mësim në shkollat e emigrantëve e nis të publikojë tregime, poezi e publicistikë. Në vitin 1984, del edhe libri i parë me tregime i tij, shkruar në gjuhën gjermane mbi emigrimin, historinë dhe jetën e një komuniteti kalabrez dhe emigrantëve të tij. Pas kësaj, në vitin 1991, publikohet romani i tij i parë “Il ballo tondo”. Do të duheshin vite derisa të botohej një tjetër roman. Shfaqet për lexuesin në vitin 1999, me “Motori i Skënderbeut” dhe “Mes dy detesh” me të cilin fiton edhe disa çmime letrare. Librat e Carmine Abate-s, përveçse kanë njohur sukses prej kritikës e lexuesit në Itali, janë përkthyer edhe në shumë vende të botës, mes të cilëve edhe në Shqipëri.

MBE ( Master of Business Engineering), është një nga prezantueset më të dashura televizive dhe njëkohësisht, është e njohur për aftësitë e saj në matematikë. E diplomuar për inxhinieri në Universitetin e Kembrixhit, Karola i kushton shumë rëndësi çështjes së kodimit kompjuterik dhe mendon se çdo fëmije i duhet dhënë mundësia për ta përvetësuar këtë aftësi të vyer.



