Teoricien fizikan, anëtar i Institutit universitar të Francës dhe i Akademisë ndërkombëtare të filozofisë së shkencave, Carlo Rovelli është përgjegjës i Ekipit të Gravitetit kuantik të Qendrës së fizikës teorike të Universitetit Aix-Marseille. Ka botuar, ndër të tjera, Çfarë është shkenca, Revolucioni i Anaksimandrit (2011) dhe Realiteti nuk është ashtu si duket. Struktura elementare e gjërave (2014).
Në këtë libër përmblidhen leksionet rreth teorive kryesore të shekullit të XX, duke filluar nga teoria e relativitetit e Albert Ajnshtajnit që tronditi botën asokohe dhe deri tek çështjet e hapura që kanë të bëjnë me arkitekturën e kozmosit, grimcat elementare, gravitetin kuantik, natyrën e kohës dhe të mendjes.”