
Fjodor Dostojevski është një nga romancierët më të mëdhenj të letërsisë ruse dhe botërore të shekullit të XIX, i cili vuri themelet e prozës së gjatë për fuqinë përshkruese, depërtimin e thellë psikologjik dhe peshën e madhe që i dha letërsisë në komunikimin me lexuesin
Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.
Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko - letrar "Petrashevski", arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Cari Nikolaj, duke i konsideruar grupe të tilla si subversive dhe dëmtuese për pushtetin e tij, i vendoste të burgosurit përpara një ekzekutimi ritual simbolik, më pas e anullonte vendimin në momentin e fundit si shenjë e mëshirës së tij për të dënuarit.
Si rezultat, Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: "Krim dhe Ndëshkim" (1866) dhe "Vëllezërit Karamazov" (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë "Njerëz të varfër".
Ai u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës", një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.

Ndër veprat më të ndërlikuara dhe më tronditëse të Dostojevskit, "Shënime nga skuta" depërton thellë e më thellë nëpër skutat më të errëta të mendjes së një individi të izoluar, të mbërthuer në zhinxhirët e vetmisë, nën peshën shtypëse të të cilëve kridhet në refleksione mbi moralin dhe ekzistencën njerëzore.
Nje tjeter kryeveper e Fjodor Dostojevskit vjen ne shqip, nen perkthimin nga origjinali nga Myzejen Shapllo
Të fyer dhe të poshtëruar, romani që u shkrua me një frymë të vetme dhe që arriti të pushtojë zemrat e rinisë. E çuditshme, po me një frymë lexohet dhe zemrat e rinisë kudo në botë i ka të pushtuara
The most autobiographical novel by the author of Crime and Punishment and The Brothers Karamazov—and the namesake of Elif Batuman’s debut novel, The Idiot
Vëllezërit Karamazovë 1 është pjesa e parë e romanit e cila na njeh me botëkuptimin dhe përbërjen e familjes Karamazov. Po ashtu nga njeh me jetën e murgjve dhe të Kuvendit, duke bërë lidhjen e pikave kyçe të subjektit, duke shpalosur ide dhe gjendje mistike, sociale dhe filozofike, të rëndësishme për këtë epope të jashtëzakonshme...
Vëllezërit Karamazovë 1 është pjesa e parë e romanit e cila na njeh me botëkuptimin dhe përbërjen e familjes Karamazov. Po ashtu nga njeh me jetën e murgjve dhe të Kuvendit, duke bërë lidhjen e pikave kyçe të subjektit, duke shpalosur ide dhe gjendje mistike, sociale dhe filozofike, të rëndësishme për këtë epope të jashtëzakonshme...
Në vëllimin e dytë të "Vëllezërve Karamazov" shpalosen karaktere të rinj, tipa të dyshimtë, kemi gjak dhe hakmarrje, endje të filozofisë së hollë, paralele të gjithanshme, kërkime e zhbirime të rëndësishme, shpalosje të energjisë së grumbulluar, siç ndodh shpërthimi i furtunës pas bunacës. Bunaca ishte romani i parë, vëllimi 11. Filozofia e përvetësuar...
‘White Nights’ is one of Dostoevsky’s earlier short stories but one of his most enduringly popular. It tells the story of four nights in the life of the lonely narrator, who meets and falls in love with the mysterious and beautiful Nastenka.