Esat Myftari

Esat Myftari është studiues dhe ish-diplomat, i lindur në Pejë dhe jetuar përreth 50 vjet në Shqipëri. Ai është autor i librit “Kosova dhe Enver Hoxha”

U lind në qytetin e Pejës, prej prindësh Shaqir Fetah Myftari dhe Shekere Selim Sahatçiu, si fëmijë i tretë. Në vitin 1961 nisi punën si gazetar në të përditshmen kosovare “Rilindja”. Mbulonte sindikatën e Kosovës dhe kronikën e Prishtinës. Në vitin 1963 u arratis në Shqipëri dhe vendosi lidhje bashkëpunimi me shtetin shqiptar.


Në vitin 1976 e arrestuan në Lezhë dhe e dënuan me 10 vjet heqie lirie për agjitacion e propagandë.


Pas ndryshimeve demokratike, e zgjodhën deputet të PD, në zgjedhjet e para pluraliste, në zonën e Bregut të Matës. Një vit më pas emërohet drejtor i Drejtorisë së Diasporës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në këtë mënyrë rivendosen kontaktet me mërgatën e madhe shqiptare dhe fillon zbatimi i platformës zyrtare për marrëdhanie me mërgimtarët.


Në vitin 2000-01 punoi si diplomat në ambasadën tonë në Riad të Arabisë Saudite. Punon dhe jeton në Tiranë.

Lista e librave të autorit

Nuk ka libra për këtë autor