
Zhyl Vern (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905) ishte një shkrimtar i njohur francez. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës
Zhyl Vern (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905) ishte një shkrimtar i njohur francez. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës. Është autori i dytë më i përkthyer i të gjitha kohërave, menjëherë pas Agatha Christie, me 4162 përkthime. Shpikjet e përshkruara në shumë prej librave të tij më të famshëm tashme janë bërë realitet dhe veprat e tij kanë frymëzuar breza të terë krijuesish e shpikësish.Zhyl Verni lindi në qytetin e Nantes, në Francën Perendimore. Ai filloi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën e tij si shkrimtar. Ai filloi të bashkëpunonte me botuesin Pierre-Jules Hetzel, i cili e ndihmoi Vernin të publikonte veprat e tij dhe i dha disa këshilla për fushën e letërsisë. Pas suksesit të librave të tij, Zhyl Verni fitoi popullaritet në gjithë botën. Ai u tërhoq nga jeta publike dhe bleu një shtëpi në Amien, një qytet i qetë bregdetar. Këtu ai filloi të rregullonte marrëdhëniet me disa nga anëtaret e familjes me të cilët s`kishte marrëdhënie të mira (përfshire dhe djalin e tij) si dhe u frymëzua për disa nga kryeveprat e tij. Zhyl Vern vdiq në Amien më 1905 dhe u varros në këtë qytet.

Me mundësitë e sotme, të bësh një udhëtim përreth botës për tetëdhjetë ditë është shumë e lehtë. Po siku të ishit një shekull më parë me një dedektiv që ju ndjek nga pas, a do ia arrinit vallë? Në librin që keni në duar, do të lexoni plot emocion udhëtimin përreth botës të z. Fog, në një kohë kur ky udhëtim konsiderohej diçka e pamundur.
Mishel Ardani, Nikoli dhe Barbikani i mbijetuan shpërthimit të tmerrshëm, i cili i dërgoi në hapësirë. Pavarësisht nga frika, që u shkakton një asteroid, i cili mund ti bënte pluhur e hi, këta festojnë me dinjitet realizimin me sukses të nisjes së tyre.
Oto Lidenbrok, profesor i mineralogjisë dhe ekspert i gjeologjisë, së bashku me nipin e tij, duke u bazuar në një dorëshkrim nisen për Udhëtim në Qendër të Tokës.