William Shakespeare (23 prill 1564 - 23 prill 1616) është ndër dramaturgët më të mëdhenj të të gjithë kohërave, poet dhe tregimtar i shquar I cili e zhvilloi aktivitetin e tij letrar gjatë shekullit të XVI në Britani
Ishte i biri i një tregtari jo fort të pasur dhe lindi në familje me shumë fëmijë në Stratford-mbi-Ejvën, me 23 prill 1564. Uiliami ishte fëmija i tretë i John dhe Mary Shakespeare. Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u bënë aktorë: Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund i lindur më 1580, i cili shkoi me të në Londër. Dihet se studioi në shkollën e vendlindjës, ku u njoh me mjeshtrat grekë dhe latinë, por nuk dihet se deri në cilin vit e vazhdoi shkollim aty. Pengesë për vazhdimin e studimeve padyshim ishte martesa në moshë të re kur ishte vetëm 18 vjeç me Ana Hethuejn, që ishte disa vite më e madhe se ai. Me të shoqen kishte 3 fëmijë: një djalë me emrin Hamnet i cili vdiq në moshën 11 vjeçare duke i lënë prindërit shumë të pikëlluar dhe dy vajza Suzana dhe Judita të cilat Shekspiri i donte shumë. 4 vite pas martesës u largua përfundimisht nga vendlindja dhe u vendos në Londër. Për vitet e para të qëndrimit të tij në Londër nuk ka dokumentime të sakta. Por në vitin 1592 del se emri i tij njihej në Londër, si autor dramatik dhe aktorë.
Vepra e tij e parë drama historike, Henriku VI u shfaq po në këtë vit. Shekspiri përparoi shpejt në mjedisin londinez falë mbështetjes së kontit Sauthemton. Më 1597 bashkëthemeloi teatrin “Globus” ku do të ishte dhe aktorë e ku do të luheshin pjesët e tij më të mëdha. Londra ishte e mbushur me teatro por më i suksesshmi dhe me namin më të madh ishte teatri “Globus”.
Deri në vitin 1612 kur ai u largua nga Londra për t’u tërhequr në Straford, për studiuesit jeta e tij do të jetë e barabartë me veprimtarinë skenike. Më 1616 ai përpiloi testamentin e tij dhe vdiq pas një muaji, u varros në vendlindje.
Veprimtaria letrare
Veprimtaria dramatike e Shekspirit u zhvillua në kuadër të teatrit elizabetian dhe ka si kuadër historik mbretërimin e Elizabetës I (1558 – 1603). Kjo epokë njihet dhe si epoka e artë e teatrit anglez. Përkrah teatrit klasik, ky teatër përbën dukurinë më të rëndësishme e më të mrekullueshme për teatrin botëror në përgjithësi. Në këtë periudhë lëvrohen të gjitha llojet e dramatikës me të njejtin sukses madje pasurohen me elemente të reja. Por kulmin e arrin tragjedia, e cila i paraqet heronjët para konfliktesh e dilemash të skajshme, prej të cilave dilet me vullnet e forcë shpirtërore të paepur ose dalja nuk ekziston fare.
Prodhimi dramatik i Shekspirit njeh katër periudha kryesore: Periudha e rinisë: mbizotërojnë dramat historike dhe komeditë. Titujt më të njohur janë: „Ëndrra e një nate vere” dhe „Romeo dhe Zhuljeta“: Periudha e pjekurisë: mbahet si periudha e komedive të mëdha të tilla si: ”Shumë zhurmë për asgjë” dhe “Nata e dymbëdhjetë”: Periudha e pesimizmit: gjatë kësaj periudhe krijoi disa nga tragjeditë më të mëdha që janë kurora më e çmuar e teatrit shekspirian. Titujt më të njohur janë: “Hamlet”,“Makbeth” dhe “Otello”: Periudha e pajtimit: është periudha e fundit kur dramaturgu i madh i tërhequr në vendlindje, shkruan pjesët e njohura si tragjikomedi.
Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit përtej, për të përshkruar kështu pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave të tij t’i ketë shkruar midis viteve 1585 1611, edhe pse kronologjia e veprave që i atribuohen atij nuk njihen me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të plotë për këtë figurë madhështore të letërsisë.
VEPRAT KRYESORE
Hamleti
Romeo e Zhuljeta
Henriku IV
Makbeth
Shumë zhurmë për asgjë
Nata e dymbëdhjetë
Mundimet e kota të dashurisë
Othello
Antoni e Kleopatra
Simberlini
Përralla dimërore
Stuhia
Mbreti Lir
Jul Cezari
Kjo dramë tragjike për të dashuruarit e rinj të pafat është vlerësuar si një vepër e jashtëzakonshme, duke u shndërruar në simbolin e dashurisë së parealizuar
Ndryshe nga komeditë e tjera, humori i "Shumë zhurmë për asgjë" nuk krijohet nga situatat qesharake. Megjithëse ka disa elemente standarde të përbashkëta me komeditë e tjera (keqkuptimet, maskimet, dëshmitë e rreme), humori i kësaj vepre krijohet nga vetë karakteret dhe mënyrat e sjelljes së shoqërisë ku ata jetojnë.
Edhe sikur gjuhët e të gjithë njerëzve e të engjëjve të flisninBashkë në një zë, s'do mund t'i thonin ato fjalë që the ti.Lumenjtë, erërat, pyjet, lulet, fushat, malet, madje edhe deti,Me gjithë ç'fuqi kanë thellë përbrenda, vallë diellit i luten?
Edhe sikur gjuhët e të gjithë njerëzve e të engjëjve të flisninBashkë në një zë, s'do mund t'i thonin ato fjalë që the ti.Lumenjtë, erërat, pyjet, lulet, fushat, malet, madje edhe deti,Me gjithë ç'fuqi kanë thellë përbrenda, vallë diellit i luten?
Hermina and Lysander are in love with each other. But Demetrius also loves Hermina, and Helena loves Demetrius. A fairy named Puck causes a lot of trouble between couples. The night of chaos and turmoil continues, but with a little magic, everything is fine.
Personazhi Timoni, që më pas bëhet një njeri mizantrop, është një athinas fisnik, i pasur dhe bujar. Ai shtron një gosti të madhe, ku marrin pjesë pothuajse të gjitha personazhet kryesore.?
Personazhi Timoni, që më pas bëhet një njeri mizantrop, është një athinas fisnik, i pasur dhe bujar. Ai shtron një gosti të madhe, ku marrin pjesë pothuajse të gjitha personazhet kryesore.?
Tregtari i Venedikut” është një nga komeditë më popullore të Shekspirit, që mendohet të jetë shkruar mes viteve 1596-1598.
Shtepia botuese Argeta LMG ka pergatitur nje botim special ne pako me 10 veprat e klasikut te perhershem Uilliam Shekspiri, sjelle ne shqip nga Skender Luarasi