Kërko më tej
Subcategories
Erdhi libri që u mungonte mësuesve dhe prindërve! Një libër emocionues dhe plot humor, i cili hedh dritë mbi jetën në klasë: çfarë ndodh në të vërtetë kur engjëjt tuaj të vegjël e të çmuar shkojnë në shkollë?!
Romani “Shtëpia dhe palma” është botuar në vitin 2012. Ky roman është shpallur fi tues i Çmimit “Sheik Zayed”, në kategorinë e letërsisë për fëmijë dhe është një nga librat më të mirë të letërsisë bashkëkohore Arabe.
Kur Fleçeri rrokulliset përgjatë kodrinës dhe bie në pemishten plot diell, nuk u beson dot syve – tokën e ka mbuluar bora! Ndaj, ai nxiton të lajmërojë shokët se pranvera ende s’ka ardhur. Por a mund të ketë shpjegim tjetër ajo bardhësi e mrekullueshme që ka pushtuar vendin?
Aria, si shumë fëmijë të tjerë, e do pafund detin, por nuk e ka parë kurrë. Teksa sodit detin e pikturuar në murin e dhomës së saj, ajo pret me padurim ardhjen e Bikës, vullnetares në shtëpinë e kujdesit, e cila i ka premtuar t’ia bëjë realitet ëndrrën: “Pushime në det me Bikën dhe familjen e saj”.
Një libër me përralla i shkruar dhe ilustruar nga nje shkrimtare 9-vjeçare.
Histori të shkurtra për lexues fillestarë, që lexohen me një frymë, përmes faqeve të një libri me ilustrime!
Histori të shkurtra për lexues fillestarë, që lexohen me një frymë, përmes faqeve të një libri me ilustrime!
Familja e Arinjve të Murrmë do të vizitojë të afërmit e vet, që jetojnë në skajet më të largëta të Tokës. Ata do të takojnë Arinjtë Polarë në Polin e Veriut, Rakunët në Amerikën e Veriut, Koalat në Australi, Pandat në Kinë. Dhe kjo nuk është e gjitha: ata do të duhet t’u përcjellin urimet dhe dhuratat e Babagjyshit.
Libri 2 përbëhet nga tre libërtha didaktikë të tre lëndëve të ndryshme, të cilat janë hartuar duke pasur parasysh kornizën kurrikulare të arsimit parashkollor dhe standardet e zhvillimit dhe të të nxënit të fëmijëve 3-4 vjeç, për secilën prej fushave të të nxënit. Veprimtaritë mësimore-edukative për secilën prej lëndëve janë hartuar duke zbërthyer...
Kjo fletore vlerësimi është konceptuar si një material mbështetës dhe ndihmës në punën e mësueseve të arsimit parashkollor, të prindërve apo të interesuarve të tjerë. Ajo është hartuar duke u mbështetur plotësisht në “Standardet e zhvillimit dhe të të nxënit” për fëmijët e grupmoshës 3–4 vjeç, miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.