Libër i cili trajton periudhën post-komuniste ose periudhën e tranzicionit në të cilën kaloi shoqëria shqiptare në Republikën e Maqedonisë (tanimë të Veriut). Nëpërmjet këtij libri publicistik, autori e njofton lexuesin me amullinë politike që e ka pllakosur shoqërinë dhe politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Ashtu si te poezia e vërtetë, luftërat, krizat, politika apo dramat personale nuk përcillen drejtpërsëdrejti; ndryshe nga historiani apo edhe shkrimtari, poeti nxjerr vetëm shenja të diamanteve që vetëtijnë apo nxijnë në ADN-në e njeriut përgjatë kohës.
Një libër (publicistik) që portretizon shoqërinë shqiptare në Maqedoni në dekadën e fundit. A është shoqëria shqiptare një shoqëri që i arsyetohet vetvetes, duke u vetëmashtruar në një kohë pa kohë?