Elio Franzini, Maddalena Mazzocut-Mis

Elio Franzini është profesor i Estetikës dhe i Poetikës pranë Universitetit të Studimeve në Milano. Mes botimeve të tij përmenden: Estetika e Shtatëqindës (il Mulino, Bologna 2002); Estetika dhe filozofia e artit (Guerini, Milano 1999); Fenomenologjia e së padukshmes. Përtej imazhit (Cortina, Milano 2001). Për Bruno Mondadori ka shkruar Filozofia e ndjenjave (1997) dhe, me M. Mazzocut-Mis, Kategoritë estetike (2003).


Maddalena Mazzocut-Mis është profesore e Estetikës pranë Universitetit të Studimeve të Milanos. Mes botimeve të saj përmenden: Përbindëshi. Anomalia dhe shformimi në natyrë dhe në art (Guerini e Associati, Milano 1992); Enigmat e formës (Cuem, Milano 2002); Deformimet fantastike (Mimesis, Milano 1999. Për Bruno Mondadori ka përgatitur antologjinë Përshkimet e formave (1997) dhe me E. Franzini-n, ka shkruar Kategoritë estetike (2003).

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok
    I ri

    Teksti paraqet çastet kryesore të historisë së disiplinës së estetikës duke nisur që nga Antikiteti, kur ajo përfton vetëdije për ekzistencën e saj. Duke u afruar në periudhën moderne, ligjërimi shtrihet mbi çështje estetike të hapura nga rrymat kryesore filozofike të ditëve tona, që u kanë rezervuar problemeve të saj një rol me rëndësi dhe shpesh një...

    800 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër