Camilla Läckberg lindi më 30 gusht 1974. Ajo është shkrimtare, sipërmarrëse dhe kompozitore suedeze. Läckberg nisi të shkruajë që në moshë të hershme. Pas diplomimit në Universitetin e Göteborgut për ekonomi, ajo u zhvendos në Stokholm, ku punoi si ekonomiste para se të fillojë të shkruaj. Läckberg është partnere në një kompani gurësh të cmuar Sahara Silver Jewelry. Ka fituar disa Çmime letrare si: Femra e Vitit Expressen; Shkrimtarja e shtatë më e mirë në Evropë 2009; Shkrimtarja më e mirë në Suedi 2009; Shkrimtarja e Vitit (Vision) 2005.
Kjo autore ka hedhur ne qarkullim romane te zhanrit mister, thriller, policesk, etj. 7 prej romaneve te saj kane ardhur ne shqip nga shtepia botuese Dudaj.
Cilësuar nga shumë media online si USA TODAY, The New York Times e The Washington Post si ndjekësja kryesor e Stieg Larsson, Gurskalitesi është bestseller numër një i autores suedeze Läckberg dhe pjesë e listës së The Washington Post Librat që duhen patjetër për gjatë vitin 2013.
Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër.Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme. Zbulimi i skeleteve të tyre, bashkë me kufomën e...
Njëfarë filli i kuq që zgjidhet në të kundërt, duke çuar në një të shkuar të largët kur, në fillim të shekullit të kaluar, Fjelbaka njohu një “fabrikuese të mistershme engjëjsh”.