John Fowles

John Robert Fowles (1926 – 2005) ishte një shkrimtar anglez i njohur ndërkombëtarisht, të cilin kritika e ka pozicionuar midis modernistëve dhe postmodernistëve

John Robert Fowles (1926 – 2005) ishte një shkrimtar anglez i njohur ndërkombëtarisht, të cilin kritika e ka pozicionuar midis modernistëve dhe postmodernistëve. Puna e tij pasqyron ndikimet nga Jean-Paul Sartre dhe


Albert Camus, ndër të tjerë.


Vepra e tij e parë, The Magus, në linjë me shpirtin anarkik të viteve '60, pati një sukses të jashtëzakonshëm te lexuesit. Ajo u ndoq nga “Gruaja e togerit frëng” (1969), e cila pati sukses jo vetëm te lexuesit, por edhe te shumica e kritikëve letrarë dhe studiuesve të letrave.


Më pas, Fowles shkroi edhe disa vepra të tjera, ndër të cilat përmendim The Ebony Toëer, Daniel Martin, Mantissa, dhe A Maggot. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe disa syresh janë ekranizuar me shumë sukses.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    I renditur nga Time Magazine në listën e 100 veprave më të mira të gjuhës angleze, ky roman është një nga shembujt më të njohur dhe të arrirë të letërsisë postmoderne. Një histori magjepsëse që vë në lojë, me shumë delikatesë, paragjykimet e personazheve dhe të vetë lexuesit.

    1 200 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër