Át Vinçenc Prennushi

Vinçens Prennushi ka lindur më 4 shtator 1885 në Shkodër. Ai ishte eseist, publicist, poet, folklorist, përkthyes, klerik dhe shenjtor shqiptar. I pagëzuar me emrin Kolë, Vinçensi mësimet e para i mori në vendlindje, më pas në seminarin e Troshanit, ku iu kushtua Urdhrit Françeskan (OFM). Shkollën për teologji e filozofi e kreu në Tirol të Austrisë.


Më 14 mars 1914, ai mbajti fjalimin me rastin e ngritjes së flamurit kombëtar në kalanë e Rozafatit. Në vitin 1917, ishte anëtar i “Komisisë Letrare” në Shkodër. Ishte drejtues i “Hyllit të Dritës”, ”Lajmtari i Zemrës së Krishtit”, “Zani i Shna Ndout”.


Botoi disa vepra, ndër të cilat "Fjala e Zotit", "Grueja shqyptare", dramën “E tradhtuemja”, përmbledhjen poetike “Gjeth’ e Lule”, broshurën "Ndër lamijet e demokracisë së vërtetë", në të cilën jep mendime për një shtet të ëndërruar demokratik të tipit perëndimor. Gjithashtu edhe ka përkthyer, ndër të cilat, “Fabiola” apo “Kisha nën dhè e mbi dhè” e Kardinalit Visseman; disa vepra të Dantes; romanin “Quo Vadis” të E.Sienkievicz-it dhe romanin e Silvio Pelicos “Burgjet e mia”.


Më 19 mars 1936 Selia e Shenjtë e emëroi ipeshkëv të Sapës, detyrë që e mbajti deri në vitin 1940, kur u emërua Arqipeshkëv Metropolitan i Dioqezës së Durrësit. Pas arrestimit të Don Mikel Koliqit, Imzot Prennushi u ngarkua me detyrën e Primatit Katolik të Shqipërisë. Ai ka deklaruar se lufta e tij ishte kundër komunistëve dhe se shpresonin që kur të formohej pushteti, me zbarkimin e amerikanëve, Partia Komuniste të mos ekzistonte.


U arrestua më 19 maj 1947, ndërsa vdiq më 19 mars 1949 në burgun e Durrësit. Më 8 maj 1993 u shpall "Martir i Demokracisë". Më 26 prill 2016 Papa Françesku lëshoi dekretin e martirizimit. Lumnimi dhe shenjtërimi i tij u bë më 5 nëntor 2016 në Shkodër.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    At Vinçenc Prennushi është ndër poetët e spikatur kombëtar të letërsisë shqipe të shekullit të XX. Vëllimi Gjeth e lule është ndër majat e krijimtarisë së tij. Ky vëllim e rrit vlerën e këtij autori, i cili vlerësohet për përkthimet letrare, por edhe për studimet dhe mbledhjen e folklorit. Ky është botimi autentik i Prennushit

    400 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër