Ky libër është i vetmi tekst studimor mbi të ashtuquajturën gjuha letrare gege. Mbi këto parime u ndërtua Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore, i cili nuk ishte thjeshtë një tekst mësimor në shkollat shqipe të viteve 30.
Ky tekst i përdorur për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm para 7 dekadash vjen si një botim autentik, me vlera jo thjeshtë historike por edhe me standardet sesi mësohej letërsia shqipe përmes tekstit të At Justin Rrotës një prej gjuhëtarëve dhe studiuesëve më në zë të shekullit të XX. Ky libër është një vlerë e rrallë jo vetëm për botën e shkencës.