Cees Nooteboom

Cees Nooteboom, i lindur në 31 korrik 1933, është shkrimtar, poet dhe gazetar holandez. Ai ka fituar shumë çmime letrare dhe përmendet shpesh si një nga kandidatët për çmimin “Nobel” në letërsi

Cees Nooteboom, i lindur në 31 korrik 1933, është shkrimtar, poet dhe gazetar holandez. Ai ka fituar shumë çmime letrare dhe përmendet shpesh si një nga kandidatët për çmimin “Nobel” në letërsi.


Vepra e tij përfshin poezinë, narrativën, dramaturgjinë, komedinë dhe kronikën e udhëtimit përkthyer në më shumë se 30 gjuhë. Si gazetar ka ndjekur nga afër tre momentet më kyçe të historisë europiane në pjesën e dytë të shek. XX: pushtimin e Budapestit më 1956, kryengritjen e Majit francez më 1968 dhe rënien e murit të Berlinit më 1989.


Shumë kritikë e konsiderojnë si pararendës të Beat Generation. Sidomos pas vitit 1980, kritika ka vlerësuar gjithnjë e më shumë veprën e Noteboom-it, duke e konsideruar si një nga shkrimtarët europianë me ironi të spikatur, filozof depërtues, historian i vëmendshëm, udhëtar kureshtar dhe i pasionuar. Është krahasuar me autorë si Borges, Calvino dhe Nabokov dhe është quajtur nga New York Times “një nga zërat më të lartë në korin e autorëve bashkëkohorë”.


Është nderuar me çmime të shumta në Holandë, si Constantijn Huygens Prijs (Çmimi Konstantijn Hugens –për nder të poetit, shkrimtarit, diplomatit dhe


kompozitorit më të madh holandez të shek. 17) dhe Prijs der Nederlandse Letteren ( Çmimi i Letërsisë Holandeze), që jepet për shkrimtarët që shkruajnë në holandishte.

Lista e librave të autorit

Nuk ka libra për këtë autor