Alan Friedman është gazetar amerikan që ka zgjedhur për të jetuar në Itali. Ai ka qenë korrespondet i “Financial Times”, kryeredaktor ekonomik i “The International Herald Tribune”, editorialist i “Wall Street Journal” dhe analist i “Vanity Fair”. Sot është editorialist i “Corriere della Sera”
Ai është katër herë fitues i “British Press Award”, si dhe producent dhe drejtues i programeve të shumta në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Itali. Po ashtu, ai punon për RAI, Sky Tg 24 dhe “La7”
Ndër librat e tij veçojmë, Gjithçka në familje (1988), Nëna e tërë bizneseve (1993), Udhëkryqi (1996) dhe Të vrasim Gatopardin (2014).
Siti i tij në internet është www.alanfriedman.it
A ka një personalitet politik më misterioz dhe më të veçantë sesa Silvio Berluskoni në këto dekada? Vështirë të gjesh një të tillë. Arrogant, batutaxhi, qejfli femrash, i thjeshtë, i shkathët, praktik, kavalieri i rrëfehet gazetarit amerikan Alan Friedman, ashtu siç ai di: E gjithë jeta në biznes dhe politikë; ngritja e perandorisë mediatike, fitorja në...