Llesh Zef Kola u lind në shkurt 1960 në Lezhë. Pasi mbaroi shkollën e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër, u diplomua në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë-Letërsi (1984). Ka kryer studime pasuniversitare për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës (1984-1985), Studime për Diplomaci në Shkollën Diplomatike, Madrid, Spanjë (1995), specializime pranë Kolegjit të Politikave të Sigurisë, “Marshall Center”, Garmich, Gjermani (2003, 2005), master në Universitetin Pontifik “San Bonaventura”, Seraficum, Romë, Itali (2007-2008) dhe master për sigurinë ndërkombëtare në Qendrën e Studimeve të Larta për Mbrojtjen, Romë, Itali (2008-2009).
Karrierën diplomatike e ka filluar në janar 1986 dhe ka mbajtur gjithë funksionet drejtuese profesionale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë. Në periudhën 2002-2005, ka punuar në Kabinetin e Presidentit Moisiu. Në periudhën 2006-2013, ka ushtruar misionin e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Itali, resident, dhe në Maltë, San Marino, FAO dhe WFP, jo rezident. Në periudhën 2018-2020, ka qenë Drejtor Ekzekutiv në Organizatën e Bashkëpunimit të Detit të Zi, me seli në Stamboll.
Autorit i është akorduar dekorata e lartë e mirënjohjes “Grande Ufficiale del Ordineal Merito della Repubblica Italiana” nga Presidenti i Republikës Italiane. Ka marrë medalje mirënjohjeje nga Bashkia e Torinos dhe Unioni i Komunave Arbëreshe në Itali dhe është “Qytetar Nderi” i Komunës Arbëreshe, Vacarizio Albanese, Provinca e Kozencës, Kalabri.
Nuk ka libra për këtë autor