Josef Jakoel

Josef Jakoel lindi në Vlore me 1922 në nje familje me origjine hebraike, bir i Rafael Jakoelit dhe Sandra Matathias. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes, shkoi në Greqi ku kreu të mesmen të Institutin Teknik Tregtar në Korfuz. Gjate luftes, si shtetas i huaj, u internua nga greket për disa muaj në kampin e Korintit, ku vuajti nga të ftohtët e uria dhe u semur rënde. Kur arriti më ne fund të kthehej ne Shqiperi me 1941 - sigurisht pa mundur te lajmeronte familjen ishte dobësuar e kish ndryshuar aq shume, sa e ëma që i hapi deren nuk e njohu. Gjate pushtimit nazist së bashku me të motrën u fsheh dhe u shpetua ne Kavajë nga familja Myrto. Studimet universitare i kreu ne Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror në Tirane. Punoi si financier, pedagog ne shkolla bujqesore dhe pedagog kontabilitetit ne Fakultetin e Agronomise në lnstitutin e Lartë Bujqesor në Kamëz. Eshte autor i disa librave dhe teksteve universitare per lenden e kontabilitetit. Më 1974 qe nje nga themeluesit e qendrës së parë të mekanizirnit të evidences (komjuterizimit të të dhënave) në Shqipëri. Në vitin 1990 ishte një nga nismëtarët dhe themeluesit e Shoqatës së Miqësisë Shqlpëri-Izrael. Po atë vit shkroi librin e tij të parë për historinë e izraelitëve në Shqiperl. Më 1991u largua per ne Izrael së bashku me familjen. U nda nga jeta në nëntor 1992.

Lista e librave të autorit

Nuk ka libra për këtë autor