Guillaume Lejeani

Guillaume Lejeani (1824-1871), hartograf dhe gjeograf, lindi në Pluga-Gerran pranë Morlesë (Bretanjë) dhe studioi në College de France në Paris (nën drejtimin e historianit të njohur Jules Michelet), ku pati rastin të takonte shumë studentë nga Ballkani.

Guillaume Lejeani (1824-1871), hartograf dhe gjeograf, lindi në Pluga-Gerran pranë Morlesë (Bretanjë) dhe studioi në College de France në Paris (nën drejtimin e historianit të njohur Jules Michelet), ku pati rastin të takonte shumë studentë nga Ballkani. Punoi si sekretar i shkrimtarit dhe politikanit francez Alphonse de Lamartine dhe në të njëjtën kohë ishte mjaft i interesuar për gjeografinë dhe udhëtimet.


Më 1860, perandori Napoleoni III e dërgoi Lejeanin në një ekspeditë në burimin e Nilit dhe e emëroi zëvendëskonsull francez në Massaëa në Detin e Kuq (1862-1864). Pasi u kthye në Francë, ai e përqendroi vëmendjen te Turqia europiane dhe u përpoq t’i bindte autoritetet se ishte e nevojshme të përpiloheshin harta të besueshme për Europën Juglindore.


Lejeani ka një letërkëmbim dinamik me më tepër se njëqind e tetëdhjetë figura të shquara të botës së shkencës. Është autor i shumë artikujve dhe i pesë librave. Përmendim: Etnografia e Turqisë europiane, 1861; Udhëtim nëpër dy Nilet, 1865–’68; Teodori II, perandoria e re e Abisinisë dhe interesat francezë, 1865 etj.

Lista e librave të autorit

Nuk ka libra për këtë autor