Xhavit Shala

Dr. Xhavit Shala ka lindur në vitin 1961 në Kavajë. Ai ka doktoruar në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes. Karrierën e tij profesionale e ka filluar në vitin 1984. Në të përfshihen pozicionet e Drejtorit të SHIK Elbasan, Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, Drejtorit të Policisë së Qarkut Lezhë, Drejtorit të Policisë Kriminale, etj. Aktualisht është Drejtor i Qendrës së Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë.

Ka realizuar botimet në shqip dhe anglisht: "Siguria Kombëtare dhe Sfidat e Integrimit"; "Shqiptarët në Udhëkryqe;"Antikanabis apo kanabopolitikë"; "Penalizimi i Kanabopolitikës; "Kosova mes intrigave".

Ka botuar në gjuhën shqipe: "Ballkani, gjeopolitika dhe Siguria" në dy vëllime. Ka botuar jashtë vendit librat: "Organizes crime and Security Issues"; "State, Religious Faith and Security Issues" dhe "The Albanian issue and Regional Security Complex".

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
Shfaq 1 - 1 nga 1libër