Bob Dilan

Bob Dilan eshte nga perfaqesuesit me te denje te muzikes rok, aktivist, muzikant dhe poet i njohur; i nominuar disa here per cmimin Nobel, te cilin e fitoi me 13 tetor 2016

Sot, Bob Dilani njihet anembanë botës si një këngëtar i palodhur, shkrues këngësh të panumërta, muzikant i pashembullt, piktor dhe poet. Karriera e tij që shtrihet në gati pesë dekada ka njohur ngritjet dhe jo rrallë herë edhe uljet e saj, ose më mirë kritikat e pafund për gjithçka që bënte duke filluar që nga akuzat për tradhti ndaj folk – ut të tij kur la mënjanë kitarën akustike për të luajtur me një elektrike në Festivalin e Njuportit në 1965, braktisjen e këngëve të protestës e deri tek konvertimi i tij në të krishterë apo rikthimi sërish ne fenë e të parëve.


Si artist, Dilani ka prodhuar me qindra këngë, ka regjistruar rreth 45 albume ku përfshihen pothuajse të gjitha gjinitë muzikore tradicionale amerikane, qysh nga ajo folk – u, blues – i dhe country, për të vazhduar me rok and roll – in, muzikën gospel, madje është shtrirë deri tek jazz – i dhe sëing – u. Përgjatë gjithë kësaj karriere, Dilani ka fituar çmimet Academy Aëards (Oscar), është pranuar në Rock and Roll Hall of Fame, madje i është dhënë edhe Kennedy Center Honir në vitin 1997.


Në vitin 2004, ai ishte kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi dhe emri i tij është përfolur gjatë si një fitues i mundshëm në vitet pasuese. Poezinë e parë, Bobi e qëndisi në fillim të viteve '50 – të duke ia kushtuar së ëmës, Betit, si dhuratë për Ditën e Nënës, ndërsa eksperimentet e para muzikore i provoi me pianon Gulbransen që i ati e kishte sjellë në shtëpi, por katërmbëdhjetëvjeçari nuk ishte nga ata që shtroheshin dhe merrnin mësime profesioniste muzike.


Bobi kishte idetë e tij për muzikën dhe pianos donte t'i binte vetëm sipas kokës së vet. Për këtë arsye ai nuk mësoi asnjëherë solfezh dhe nuk ia doli dot kurrë mbanë të lexonte notat muzikore e t'u binte pjesëve me partiturë. Pasi provoi edhe një bori, prej së cilës nuk nxori dot veçse disa tinguj të çjerrë, për t'u engledisur më vonë për ca kohë edhe me një saksofon, ai mori me qera një kitarë spanjolle, që u shndërrua në armën e tij për të ndryshuar botën dhe të cilën edhe sot e kësaj dite, pas më shumë se 50 vitesh nuk e ka lëshuar ende nga dora.


Bob Dilani gjatë gjithë jetës së vet artistike mundi të luajë e t'i bjerë mjeshtërisht kitarës, pianos dhe sazes, që e varte me një tel në qafë dhe prej së cilës hoqi dorë vetëm në vitin 1997, pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri, që për pak i mori jetën.


 

Lista e librave të autorit

Nuk ka libra për këtë autor