Át Bernardin Palaj

At Bernardin Palaj (Shkodër, 20 tetor 1894 - 2 dhjetor 1946) ka qenë frat françeskan, mbledhës folklori dhe shenjtor shqiptar. Shquhet së bashku me P. Donat Kurtin për mbledhjen e folklorit, i cilësuar nga albanologia ruse Agni Desnikcaja "njohësi më i mirë i Alpeve". U pranua si shenjtor më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.

At Bernardin Palaj lindi më 2 tetor 1894 në gjirin e një familjeje të shpërngulur nga Shllaku në Shkodër, i biri i Gjonit e Marte Dedajt, i pagëzuar me emrin Zef. Mësimet fillore e të mesme i kreu në shkollën e etërve françesanë, ndërsa Liceun në Salzburg e ato teologjikë e filozofike në Innsbruck.


Gjatë periudhës studentore tregoi interes të veçantë për albanologjinë, kultivuar deri atëherë nga autorë të huaj. Për disa vjet mësoi në liceun “Illyricum” shqip dhe latinisht, pastaj shërbeu në famullitë e Toplanës, Palçit, Shalës, Bushkashit dhe të Rubikut. Iu kushtua poezisë, prozës, muzikës, duke punuar për të mirën e atdheut. Më 15 prill të vitit 1923, bashkë më vllezërit Mjeda, Fishtën, Anton Harapin, Prennushin e disa të tjerë, botuan në Shkodër gazetën "Ora Maleve". Ka botuar në organet “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Tomori” etj. Gjithashtu Palaj ishte anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare qysh prej 1940.


Dy vjet pas përfundimit të luftës puna e tij shkencore si dhe aktivitetiti i tij fetar u nderpre. Ai u arrestua në Kuvendin e Rrubikut më 22 tetor 1946. Në Rrubik i shkruan Át Jak Marlekajt një letër ku i kërkon që ta paraqesë para botës së lirë vuajtjen dhe vrasjet makabre të sa e sa intelektualëve shqiptarë në mënyrë të padrejtë, vëtm për faktin se ishin pionerë të mendimit të lirë dhe demokratik. Në këtë letër, origjinali i së cilës ruhet pranë arkivit françeskan në Shkodër, Palaj shkruan: “I dashtuni P. Jakob, jena në gazep të Zotit. Thueju miqve t’ ikun andej qi t’orvaten me sa të munden për me na pshtue prej ketij kobit. Ka nji, ka nji, po na qesin faret të gjithve. Bâne të njoftun mjerimin t’onë ku të dijësh. Të fala B.dini, 20. IV. 1946″.


U akuzua si "agjent dhe bashkëpunëtor i fashizmit". Vdiq në burg, para se të "gjykohej" më 2 dhjetor 1946 sepse u mbajt lidhur me tela dhe vdiq nga tetanozi; vuante edhe nga sëmundje zemre. U varros në oborin e ish-sanatoriumit në Shkodër.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Në veprën e Át Bernardin Palajt kemi përfshi krijimtarinë e botueme në revistat Hylli i Dritës, Zani Shna Ndout dhe Shkëndija. Ndërsa shkrimet publicistike të botueme në ketë vepër i kemi grumbullue nga gazeta Ora e Maleve. Po kështu kemi shfrytzue botimet e vlefshme Bota shqiptare dhe Studime Juridike. Ky vëllim përmban edhe tre studime të pabotueme:...

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    At Bernadin Palajn e njohim kryesisht si studiues dhe etnolog, por ky botim sjell anën e panjohur të tij;poezinë. Ky vëllim është përgatitur nën kujdesin e Angela Cirrinciones dhe shënon një majë në poezi, jo vetëm ndër françeskanë por edhe në radhën e poetëve shqiptarë të shekullit të XX

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra