Camillo José Cela

Camillo José Cela, është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj spanjollë të shekullit XX, i nderuar me çmimin “Nobel” për letërsinë, më 1989, me motivacionin “për një prozë të pasur dhe të gjallë, që me një dhembshuri të përmbajtur krijon një vizion sfidues të cenueshmërisë së njeriut.”


Ishte një autor shumë prodhimtar, i njohur si romancier, gazetar, eseist, lektor, drejtues i revistave të ndryshme letrare. Anëtar i Akademisë Mbretërore të Spanjës për 45 vjet dhe ka fituar shumë çmime, ndër ta edhe çmimin “Princ i Asturias” për Letërsinë, më 1987, si dhe Çmimin Servantes, më 1995. Më 1996, Mbreti Juan Carlos I e nderoi, për meritat e tij letrare, me titullin “Markez i Iria Flavia-s”.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    “Kosherja” është vepra më e njohur e shkrimtarit spanjoll dhe fituesit të çmimit Nobel, për 1989, Camilo José Cela-s. Si në një koshere të vërtetë, në udhët e kafenetë e Madridit luzmon jeta me gjithë shfaqjet e saj reale e të çmendura.

    1 200 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër