Xhorxh Gordon Bajron

George Gordon Byron (Xhorxh Gordon Bajron) është shkrimtar anglez, përfaqësues tipik i romantizmit europian, i njohur kryesisht për kryeveprën e tij, Çajd Harold. Ai është vlerësuar si dashamirës i shqiptarëve falë udhëtimeve të shumta në vendin tonë dhe miqësisë që kishte me Ali Pashë Tepelenën

Xhorxh Gordon Bajron lindi në Londër më 22 janar 1788 në një familje aristokrate të varfëruar. Kur ishte dhjetë vjeç, me vdekjen e xhaxhait të tetë, Bajroni trashëgoi titullin Lord dhe pallatin e çifligun Newstead Abbey.


Në moshën madhore zuri vendin që i takonte në Shtëpinë e lordëve. Më 1801 Bajronin e dërguan në Harrow, në shkolle, ku studioj gjuhët greke e latine, historinë dhe letërsinë angleze. Këtu ju spikaten ato cilësi të karakterit që i ruajti gjithë jetën: serioziteti dhe zotësia të mendohej thellë mbi ngjarjet e jetës ; dhe bashkë me këto : gëzimi, vrulli shpirtëror e temperamenti i zjarrtë.


Në vitin 1805 Bajroni hyri në Universitetin Kembrixh (Cambridge). Kur ish akoma student botoi vjershat e para lirike të tijat "Orët e Ngeses".


Revista zyrtare e shkrimtarëve "Edinburg Review", i bëri një kritikë pa mëshire. Poeti i ri iu përgjigj me satirën "Këngëtarë anglezë e skocezë", në të cilën sulmoi ashpër letërsinë angleze të asaj kohe dhe gati gjithë poetët e njohur, sidomos ata të "shkollës së liqenit". "Shtegtimi i Çajlld Harolldit" është puna letrare më e madhja e Bajronit. Vetë autori thotë në dedikimin e këngës së katërt se është "më e gjata, më e menduara dhe më e kuptuara nga hartimet e mia".


Më 1809, në korrik, njëzetenjëvjeçari u nis për udhëtimin e tij të parë nga skela e Falmouthit. Mori pas një shpurë shërbëtorësh, i shoqëruar prej shokut të tij të shkollës Cam Hobhouse. Së pari zbriti në Lisbonë. Portugalia qe aleate e Anglisë në Luftën Gadishullore. Napoleoni e kishte zaptuar Evropën, por Anglia zotëronte detin. Udhëtimet ishin të rrezikshme, prandaj Bajroni vizitoi vetëm ata vise që nuk rrezikonin nga armiku. Prej Lisbonës udhëtoi me kalë 640 kilometra dhe arriti në Kadiz. Nga ky port spanjoll një luftanije angleze e solli nëpër Mesdhe prej Gjibraltarit në Maltë dhe që aty në Prevezë, në Shqipëri. Nga Preveza, Bajroni dhe Cam Hobbouse erdhën në Janinë. Vizitorët e shquar nuk e gjetën Ali Pashën në kryeqytet, prandaj më 11 tetor e vazhduan udhëtimin 160 kilometra të tjera në veri. Më 17 u nisën në Libohovë dhe arritën në Qestorat e në Erind. Prej Erindit u nisën më 19 të tetorit në orën 3,30 pas dreke dhe në orën 5 arrin në Tepelenë. Pas tri ditëve si mysafirë të Ali Pashës, u kthyen po asaj udhe. Nga Janina u nisën për në Prevezë dhe së andejmi kaluan për në Greqi nën mbrojtjen e 35 shqiptarëve.


Duke u larguar nga Shqipëria, Bajroni përshkoi Akarnaninë, kapërceu pyjet aeoliane të lumit Ahelos dhe më 21 nëntor 1908 arriti në Mesolongji, ku 16 vjet më vonë do të jepte jetën për Greqinë. Atje ktheu për në shtëpi të tyre gjithë shqiptarët që e përcollën, vetëm një jo, Dervishin, që mbeti me të përsa kohë që poeti qëndroi në Lindje. Bajroni u kthye në Londër në korrik 1811. Gjatë udhëtimit shkroi një ditar në vargje të cilin e pagëzoi me titullin: Shtegtimi Çajld Haroldit. S'kish në mend ta botonte, po shokët e tij të entuziazmuar ia rrëmbyen nga duart dhe e dërguan në shtyp. Kënga e parë dhe e dyta u pritën me lavdërime të madha. Bajroni u zgjua atë mëngjes dhe pa se qe bërë i famshëm. Cajld Haroldi e bëri edhe Shqipërinë të njohur në gjithë botën e qytetëruar. Nga të dy këngët na intereson e dyta. Në të parën Bajroni përshkruan udhëtimin përmes Portugalisë e Spanjës. E dyta merret kryekëput me Greqinë dhe Shqipërinë. Dorëshkrimi ka këtë shënim të autorit: Bajron në Janinë, Shqipëri. Filluar në 31 tetor 1809. Mbaruar në Izmir, më 28 mars 1810. Në përkthimin e bere ne shqip për fat te keq perkthyesi nuk e ka rujatur rimën.


Më 19 prill 1824 vdes në Greqi, ku kishte shkuar për të mbështetur luftën greke për pavarësi nga perandoria osmane. Edhe sot, ai konsiderohet si hero kombëtar grek

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    720 Lekë 800 Lekë -10% Në stok
    I ri

    Çajld Harold është një poema liriko-epike e Bajronit, e cila shënoi arratisjen e madhe romantike, falë mjeshtrisë së rrëfimit përmes ditarit nga autori, Xhorxh Bajroni. Kjo vepër është kthyer në modelin e gjithë letërsisë romantike europiane të shekullit të XIX

    720 Lekë
    800 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër