Rodaan Al Galidi (1971) është shkrimtar dhe poet holandez me origjinë irakiane, arratisur prej Irakut më 1992. Në vitin 2011 u shpall fitues i Çmimit Europian për Letërsinë me këtë roman.
Rodaan Al Galidi (1971) është shkrimtar dhe poet holandez me origjinë irakiane, arratisur prej Irakut më 1992. Ai mbërriti në Europë si klandestin e më pas u integrua më së miri në jetën holandeze.
Vëllimi tij me poezi "Vjeshta e Zorros" (2007) ishte pjesë e listës së përzgjedhur për Çmimin e Poezisë ndërsa romani "Lumi i etur" (2009) ishte ndër të përzgjedhurit për Çmimin për Letërsinë e Re në Holandë. Romani i tij "Autiku dhe pëllumbi" (2011) është fitues i Çmimit Europian të Letërsisë dhe është përkthyer në disa gjuhë, ndër të cilat: danisht, suedisht, maqedonisht, çekisht, bullgarisht, tashmë edhe në shqip. Vëllimet me poezi "Madhësia e vetmisë" (2012) dhe “Më mirë jo, u përgjigj dashuria" (2013) janë pritur shumë mirë nga kritika.
Ky roman tregon se si brenda secilit prej nesh regëtin një veti, një aftësi që na bën të veçantë, ndryshe, por njëkohësisht të njëjtë me tjetrin. Në vitin 2011, Rodaan Al Galidi u shpall fitues i Çmimit Europian për Letërsinë me këtë roman.