Ruchir Sharma

Ruchir Sharma është një investitor që ka shkruar gjerësisht për politikat dhe ekonomitë globale. Si shefi i Global Strategist dhe drejtues i ekipit të “Emerging Markets Equity” në Morgan Stanley Investment ka pasur përvoja të cilat i kanë shërbyer në botimet e tij, të cilat tashmë janë bestsellera- botërorë. Ai ka lindur në Jaipur të Indisë dhe është diplomuar në Shri Ram College of Commerce.

Ruchir Sharma është drejtues i tregjeve në zhvillim dhe kryetar për strategjinë globale pranë Morgan Stanley Investment Management, me më shumë se 20 miliardë dollarë asete nën menaxhim. Sharma udhëton shumë dhe kalon, kryesisht, një javë për çdo muaj, në një shtet të ndryshëm, ku takohet e bisedon me drejtues të politikës, drejtues ekzekutivë të kompanive të mëdha, si dhe me personazhe a figura të rëndësishme të vendit,


Sharma ka filluar të shkruajë shumë më shpejt se të bëhet edhe investitor. Artikujt e tij shfaqen shpesh në rubrikën Op-Ed të Wall Street Journal, Financial Times dhe Times of India. Kontribuon me ese në revistat Foreign Affairs, Time, New York Times, Foreign Policy, Forbes dhe Bloomberg View.


Në pjesën më të madhe të viteve të dekadës së kaluar ka kontribuar me artikuj editorialë pranë Newsweek, ku kishte një rubrikë të rregullt me titull “Global Investor.” Libri i tij i parë, Përtej pritshmërive të kombit: në kërkim të mrekullisë tjetër ekonomike, u shndërrua shumë shpejt në librin më të shitur në Indi, librin më të shitur për Wall Street Journal dhe u zgjodh nga Foreign Policy si një nga 21 librat që duhen lexuar, për vitin 2012.


Për Bloomberg, në tetor të vitit 2015, Sharma është një nga 20 njerëzit më me influencë në botë. Në vitin 2012, zgjidhet si një nga Top Global Thinkers nga Foreign Policy, ndërsa në janar të vitit 2013, revista javore, Outlook, botim i një stafi të zgjedhur në Indi, e cilëson si një nga 25 njerëzit indianë më të zgjuar në botë. Sipas World Economic Forum të Davos, për vitin 2007, Sharma është cilësuar një nga Top Young Leaders.


I pëlqen të marrë pjesë, në mënyrë të vazhdueshme, në gara vrapimi. Stërvitet rregullisht nga një ish-trajner olimpik dhe konkurron në garat pranverore të vrapimit.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 600 Lekë Në stok
    I ri

    Fareed Zakaria shkruan për këtë libër: I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme... po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhë-rrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni

    1 600 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër