Saskia Noort BDI0171
Libër i ri
Një bestseller i jashtëzakonshëm në Holandë (mbi 400 000 kopje të shitura) një triller psikologjik kur të gjithë kanë diçka për të fshehur dhe ku asgjë nuk është siç duket. Një rreth familjesh, që mblidhen rregullisht, shumë të dhënë pas tryezave të gëzuara dhe dëfrimeve, do përballet me një vrasje, që si teh i mprehtë shpon velin që mbulon jetën e tyre prej reviste të ilustruar.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789994346196 | |
Në një natë të ftohtë dimri një zjarr i papritur turbullon një qendër banimi rezidenciale fare pranë Amsterdamit. Ajo që goditet është shtëpia e Evertit dhe Babetës, një çift i ri me tre fëmijë, dhe për burrin nuk ka shpëtim. Dyshimet e policisë përqendrohen në miqtë e afërt të të vdekurit. Për këtë rreth familjesh, gratë e të cilave frekuentohen rregullisht, shumë të dhëna pas tryezave të gëzuara dhe dyqaneve, por me burrë të pasur, vdekja e Evertit si një teh i mprehtë shpoi velin që mbulonte jetën e tyre prej reviste të ilustruar, duke këputur në mes nyjën e interesave dhe të bashkëjetesës, por edhe të pasioneve të ngatërruara që i lidhnin. Kur një tjetër pjesëtar i grupit u gjend i vdekur në një trotuar të kryeqytetit, rënë aksidentalisht nga ballkoni apo i shtyrë me qëllim, situata precipiton me veprime marramendëse. Saskia Noort lindi më 1967 dhe është gazetare e lirë. Bashkëpunon me disa revista të njohura. Jeton në një qytet të vogël holandez, bashkë me burrin dhe dy fëmijët. Romani i saj i parë "Kthim në bregdet" u prit me shumë entuziazëm më 2003. Pas një viti u botua romani i dytë "Shija e hidhur e tradhtisë" që e bëri të famshme. Libri i tretë titullohet "Fqinjët e rinj".
| Faqe | 226 |
| ISBN | 9789994346196 |
| Redaktori | Petrit Ymeri |
| Viti i Botimit | 2007 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Virgjil Kule |
| Roman | Mister&Thriller |