Theresa Tomlinson A-004425
Libër i ri
Një roman plot aventura, me ngjarje që zhvillohen në Anglinë mesjetare, një variant i jashtëzakonshëm, i ritreguar, i legjendës së Robin Hudit.
506 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9992747609 | |
Kush do t’i mbrojë të varfrit kundër padrejtësisë dhe mizorisë?
Kur pesëmbëdhjetëvjeçarja Meri de Holt ikën nga shtëpia, ka një arsye të fortë: xhaxhai, i cili e ka rritur, do që ta martojë me një pasanik plak. Meri do të bëhet Zonja e Gjelbër e pyllit dhe do të fillojë një jetë të re, me një emër tjetër, Mariana. Njerëzit do të dëgjojnë për të, për mirësinë dhe dorën e saj që shëron mrekullisht dhe do të mendojnë se është një shtrigë...
Në të vërtetë, ajo është ngushëllimi i vetëm i të varfërve. Një grup grash që rebelohen kundër padrejtësive, do të bashkohen në pyll dhe pasi Mariana të bindet se cili është misioni i saj, ndoshta as dashuria për Robertin, pjesëtar i një bande që grabit të pasurit për t’ua dhuruar të varfërve, besnik i Mbretit Riçard, nuk do ta kthejë mbrapsht.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 160 |
| ISBN | 9992747609 |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | mbi 10 vjeç |
| Numri i botimeve | Ribotim |
| Përkthyesi | Ilira Shurbani |