I ri Cmim i reduktuar! Statutet e Shkodrës - Nga gjysma e parë e shek. XIV, me shtesat deri më 1469 Shiko më të madhe

Statutet e Shkodrës - Nga gjysma e parë e shek. XIV, me shtesat deri më 1469

Grup autorësh DK0079

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky botim me vlera të rralla historike është përgatitur me parathënie nga Lucia Nadin dhe Pëllumb Xhufi

Më shumë detaje

44 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
Fletët228
ISBN 9789928136497

1 360 Lekë

-15%

1 600 Lekë

Share

28 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Të nxjerra në dritë pas rreth shtatë shekujsh, Statutet e Shkodrës na sjellin një pamje të panjohur më parë të një segmenti të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, duke na shfaqur fytyrën e një vendi me qasje kah detit, pjesë e një qarku mesdhetar, që asaj kohe përbënte vetë qendrën e botës së njohur...

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare.

Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane, ku atë kohë ngadhënjyen komunat dhe strukturat qytetare.

E vërteta është që Shkodrës në atë fillim të 1300-ës, aq përshtat i shkojnë ngjasimet: ajo do mund të përshkruhet nga pamje të njëllojta, si për shembull, ato të asokohshmet të Sienës, në Itali, apo tablotë e Ambrogio Lorenzetti-t, e ngjashme me shumë struktura qytetare që po merrnin trajtë në Europë, të cilat tërhiqnin brenda mureve të tyre njerëz nga fshatrat përreth, tregtarë të kudondodhur, artizanë, pronarë të vegjël që shkonin të sajonin diçka të re, duke e nxjerrë të vjetrën jashtë errësirës së oborreve kuvendare, për t’i dhënë dritë një koncepti të ri për jetën, që përbënte fillesën e qytetërimit modern.

Statutet e Shkodrës janë një peshtaf brenda së cilit gjen qytetërimin e zhvilluar mesjetar të Shqipërisë së epërme; një dritare e hapur kanat më kanat në jetën që gëlon të një bashkësie qytetare... Sepse, edhe pse bën fjalë për një Shqipëri mesjetare të besimit të krishterë, përtej dallimeve fetare, ai shërben për të ruajtur kujtesën e kohës dhe të vendit në periudha të ndryshme ndër shekuj, e ndaj mund të quhet pasuri e gjithë shqiptarëve, e cila duhet njohur, nderuar dhe ruajtur.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët228
ISBN 9789928136497
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiPëllumb Xhufi
HistoriShqipëria