I ri 1q84 - Libri i dyte Shiko më të madhe

1q84 - Libri i dyte

Haruki Murakami A-007836

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në librin e dytë, historia e Tengos me Aomamen vazhdon të zbulohet edhe më. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë ekzistenca e botës paralele 1q84. Romani vjen në shqip përmes përkthimit të Ilir Baçit

Më shumë detaje

994 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789928221568

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Shumë pyetje kanë marrë thuajse përgjigje tani, por habi të reja zgjohen:

A ka vërtet ndonjë shtjellë në ajër?

Kush janë Njerëzit e Vegjël dhe si mundet të kenë ata qasje në këtë botë përmes një dhie të verbër?

A është kjo bota 1q84 apo 1984?

Ngjarjet të çojnë kah një apoteozë drithëruese dhe hutuese, tipike e Haruki Murakamit, duke e lënë lexuesin pa frymë.

Libri i dytë është pjesa e dytë e trilogjisë 1q84.

Ky është një qytet me mace. Kur zë e perëndon dielli, shumë mace kapërcejnë urën dhe hyjnë në qytet, mace të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme. Janë shumë më të mëdha se macet e zakonshme, por gjithsesi janë mace.

I riu shastiset kur e sheh këtë pamje. Turret drejt kambanores në qendër të qytetit, në majë të së cilës ngjitet për t’u fshehur. Macet merren me punët e tyre të përditshme, kush ngre qepenin e dyqanit, kush ulet në zyrë.

Pa kaluar shumë kohë mbërrijnë të tjera mace, hyjnë në qytet nga ura, sikurse të parat. Këto hyjnë nëpër dyqane për të blerë gjëra ose shkojnë në bashki për halle administrative ose ulen në restorante e bare për të ngrënë e për të pirë dhe për të kënduar këngë të gëzuara macesh. Njëra mace i bie fizarmonikës, të tjerat vallëzojnë.

Ngaqë macet shohin në errësirë, nuk u duhet thuajse asnjë dritë, por sonte rrezet e hënës së plotë e kanë larë qytetin në dritë, çka i jep mundësi të riut të vërejë çdo hollësi prej majës së kambanores.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe352
ISBN9789928221568
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlir Baçi
RomanSagë&Histori