Santiago de Compostela -Shënime pelegrini Shiko më të madhe

Santiago de Compostela -Shënime pelegrini

Dashnor Kokonozi BCA082

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Shkrimtari Dashnor Kokonozi i ndoqi një copë herë të gjatë hapat e Peshkopit pa e ditur me siguri se në 400 vjet ishte shqiptari i dytë që nisej më këmbë drejt Compostela-s, vendit ku është ngritur qyteti i Santiagos dhe katedralja e tij e famshme, shkruan Philip Demarque president i shoqatës 'Miqtë e Kompostelës" për Francën e Veriut.

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Çabej
Fletët230
ISBN978-99956-35-16-9

800 Lekë

Share

29 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ditari i rrugëtimit të Dashnor Kokonzit përbën një vepër unike e pioniere në letrat shqipe: ai është frut shënimesh të mbajtura prej autorit gjatë pelegrinazhit të tij në Santiago të Kompostelës në pranverë të vitit 2011. Udhëtimi i jashtëzakonshëm më këmbë, që nga Vezelay në krahinën e Burgundit në Francë e deri në Santiago të Kompostelës në Spanjë, ishte thuajse 2000 kilometra dhe zgjati më se dy muaj. Që prej një mijë vjetësh njerëz nga të katër anët e botës nisen më këmbë drejt "Fushës së yjeve", siç është dhe kuptimi në latinisht i Kompostelës, vendi ku u ngrit qyteti i Santiagos dhe katedralja e tij e famshme. Kokonozi është deri sot i pari shqiptar që hedh në letër një dëshmi të këtij shtegtimi kaq të pazakontë, që është ecje në hapësirë e në kohë, udhëtim nëpërbotë e brenda vetes njëherësh. "Dikur midis hapave të rëndë a të lehtë, të kujdesshëm a tinëzarë, hapave të trembur e atyre që duan t'i peshojnë sa më pak tokës, u përpoqa të shquaj hapat e një shqiptari, ato të peshkop Pjetër Budit. Katërqind vjet më parë ai ishte nisur në Kompostelë për arsye fort më të përshpirtshme se të miat "Historia mbase do të flasë edhe për shqiptarë të tjerë, - shkruan Philip Demarque president i shoqatës 'Miqtë e Kompostelës" për Francën e Veriut. Por Dashnor Kokonozi është padyshim i pari që u ul e shkroi librin "Santiago de Compostela" si dëshmi e këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm". "Nuk di shumë gjëra rreth historisë shqiptare të asaj rruge. E vetmja gjë e sigurt është se para meje ka udhëtuar Pjetër Budi", - thotë autori. Budi nuk la asnjë shënim nga ai udhëtim 18- mujor në "Fushën e yjeve", ndaj libri i Kokonozit është dhe një guidë për të gjithë ata shqiptarë që me siguri pas leximit të tij do të kenë dëshirë të bëhen pjesë e atij udhëtimi, që siç thonë tekstet e vjetra dhe vetë pelegrinët, nisu pa frikë sepse do jesh nën bekimin e Shën Jakut. "Në momente pasigurie ose rreziku të gjithë pelegrinët janë të bindur se është Shën Jaku që u vjen në ndihmë",- thotë Kokonozi. E në një moment të tillë edhe ai kishte bindjen se kishte qenë Shenjti që i kishte ardhur në ndihmë. Histori të tilla rrëfehen shumë në librin e Kokonozit. Duken gati-gati mistike. Andaj libri "Santiago de Compostela" i shkrimtarit Dashnor Kokonozi nuk është nga ata libra që lexuesi i merr një herë në dorë pa pasur kureshtje t'u kthehet sërish. Përkundrazi, është një libër që ke dëshirë t'i kthehesh herë pas here leximit për të kuptuar psenë. Pse prej një mijë vjetësh, njerëz nga të katër anët e botës nisen në këmbë drejt Santiagos? Deri në fund të udhëtimit lexuesi është rrëmbyer aq shumë nga aventura e udhëtimit sa i duket se po ecën bashkë me autorin.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët230
ISBN978-99956-35-16-9
V. Bot2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë