E madhe ështe gjëma e mëkatit Shiko më të madhe

E madhe eshte gjema e mekatit

Mitrush Kuteli A-007993

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ashtu si çdo autor ka kryeveprën e tij, edhe tek Kuteli, rrëfimi “E madhe është gjëma e mëkatit” është kryevepra e kryeveprave të tij. Jo vetëm nga ngjarja dhe filozofia e madhe që mbart ajo, por edhe nga mënyra e të rrëfyerit si askush tjetër apo, figurat artistike e fantastike, stili i të treguarit e gjithçka të përsosur që ka brenda vepra.

Më shumë detaje

878 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet M.K.

330 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Historia e priftit ortodoks Tatë Tanushit, që mallkoi dhe u mallkua nga ëngjëlli i Zotit – kjo është me dy fjalë ngjarja që rrëfen Kuteli në novelën E madhe është gjëma e mëkatit. Përtej ngjarjes, përtej prishjes së kufijve mes jetës e vdekjes, edhe gjuha e kësaj novele e tërheq lexuesin thellë në kohë, shekuj e shekuj më parë, pasi krijon ndjesinë, madje mund të thuhet dhe magjinë se jo vetëm rrëfimi por edhe rrëfimtari vijnë nga lashtësia.

“Këtij rrëfimi edhe po të mos i jetë vënë në krye emri i autorit, lexuesi që ka shfletuar librat Netë shqiptare, Kapllan Aga i Shaban Shpatës apo Ago Jakupi menjëherë do të thotë se atë s’mund ta ketë shkruar tjetërkush përveçse Mitrush Kuteli” – shkruan në parathënie miku i autorit, arkitekti-poet, Petraq Kolevica.

Kjo novelë u shkrua në shkurt 1947 dhe u botua së pari në vitin 1992. Ajo renditet sot midis kryeveprave të letërsisë shqiptarekonsiderohet

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe64
Titulli origjinalKuteli
V. Bot2006
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç