Kuteli 3, - prozë dhe vargje të zgjedhura Shiko më të madhe

Kuteli 3, - proze dhe vargje te zgjedhura

Mitrush Kuteli BK005

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë vëllim të tretë të botimit special të entit botues M.K gjeni ajkën e prozës së shkurtër, kryesisht tregimit për fëmije, dhe shtatë poezi të tjetra të Mitrush Kutelit. Ky botim është përgatitur nga editori sipas dorëshkrimeve të autorit

Më shumë detaje

999 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet M.K.
ISBN9789928411747

870 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Libri i tretë i serisë 3-vëllimshe të veprës së zgjedhur të Kutelit, ku pjesën më të madhe e zënë rrëfimet e rrëfenjat të lidhura me fëmininë dhe poezitë e po kësaj teme. Veç këtyre, Si u takua Ndoni me zallorët, Gjonomadhë e Gjatollinj dhe tregimi i gjatë Qetësi përpara fërtyme që Autori e quan “skicë me lapës nga natyra”.

Në këto tregime Kuteli përshkruan botën e fillimit të shek. XX, viteve të fëminisë së tij, që ndërkohë ishte zhdukur. Gjejmë aty dhe ngjarje historike të periudhës para Pavarësisë dhe viteve fill pas shpalljes së saj, heronj, luftëtarë e tradhëtarë. Tri nga poezitë – Tufan dëbore në pyllin e vegjëlisë sime, Natë dhe Çast lamtumire – botohen këtu për herë të parë.

Ashtu si në dy vëllimet e para të serisë, rrëfimet e ripunuara në vitet ’60 botohen sipas daktiloshkrimit, ndërsa të paripunuarat, sipas botimeve të viteve 1943-1944. Titulli Vendosa të shkoj në Amerikë që në botimet e viteve 1972 dhe 1989 ishte bërë Vendosa të shkoj në mërgim (edhe në daktiloshkrim, me kërkesën e redaksisë për të mos u shfaqur emri “Amerikë”) u botua sipas variantit të parë.

Në vëllimin e tretë të veprës së zgjedhur të Mitrush Kutelit janë përfshirë këto tregime:

Vendosa të shkoj në Amerikë

Unë, Çuli dhe Marina

Papu

Hanet e karvanet

Për kumbulla

Fije nga jeta e Theofil Kostorit

Rusa-papusa

Babalja

Të vdekurit

E bukura e detit

I pasuri që ish i varfër fort

Si u takua Ndoni me Zallorët

Gjonomadhë e Gjatollinj

Qetësi përpara fërtyme

Ndërsa në poezitë e përzgjedhura në këtë vëllim janë përfshirë këto tituj:

Gjuhës shqipe

Nisje për mërgim

Tani që shkuan

Tufan dëborenë pyllin e vegjëlisë sime

Natë

Çaste lamtumire

Balada e zogut të vogël të dallëndyshes

Edhe vëllimi 3 shoqërohet edhe me një fjalorth me fjalët e rralla dhe dialektizmat.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe355
ISBN9789928411747
Titulli origjinalMitrush Kuteli
V. Bot2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI dytë