Gjumi i madh Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Gjumi i madh

Raymond Chandler DK0023

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Seria e librave me dedektivë janë klasike tashmë dhe kanë një ndikim të thellë te një i ri. Filip Marlou, personazhi i librit, është fantazia e Chandler, por ai është real sipas çdo lexuesi. Shkrimtari i madh Haruki Murakami thotë: Unë dua të jem si Marlou”

Më shumë detaje

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN978 99956 810 1 2

800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ishte thuajse ora njëmbëdhjetë e mëngjesit, të një mes tetori, me diell të veshur dhe një kërcënim shiu të rrebeshtë që rrinte pezull në qartësinë e tepruar të kodrave. Kisha veshur kostumin tim me ngjyrë të kaltër, me këmishën blu të errët, kravatën dhe shamizën që shkonin me të, këpucët e zeza, çorapet e zeza të leshta me orë të vogla ngjyrë blu të errët mbi to.

Isha i rregullt, i pastër, i rruar dhe i përkorë dhe nuk çaja kryet çfarë përshtypje mund t'u bënte kjo të tjerëve. Nga koka te këmbët isha shëmbëlltyra e një detektivi privat elegant. Kisha takim me katër milionë dollarë. Tremja e Pallatit Sternvud ishte dy kate e lartë. Sipër dyerve të hyrjes, që ishin aq të gjera sa nëpër to mund të kalonte një kope elefantësh indianë, ishte një tablo e madhe në xham të ngjyrosur, që tregonte një kalorës të veshur me armaturë të errët që rrekej të çlironte një zonjë të lidhur te një pemë dhe të mbuluar vetëm prej flokëve shumë të gjatë, të vendosur në mënyrë të përshtatshme.

Kalorësi kishte hedhur prapa ballikun e përkrenares së tij, që të dukej më i afrueshëm, dhe po rropatej me nyjet e konopëve që e kishin mbërthyer zonjën pas pemës, por pa ia dalë mbanë. U ndala një çast dhe mendova se po të banoja në këtë shtëpi, herët a vonë do të isha kacavjerrë që t'i jepja një dorë atij. Nuk të jepte përshtypjen se po përpiqej me gjithë mend.

Në fund të tremes ishte një derë-dritare dhe, përtej saj, një qilim i gjerë bari ngjyrë smeraldi, që shtrihej deri te një garazh i bardhë, para të cilit një shofer i ri i dobët me çizme të zeza që i shkëlqenin po i merrte pluhurin një Pakardi ngjyrë kafe, me tavan të hapshëm. Prapa garazhit kishte disa pemë zbukuruese të krasitura e të qethura me kujdes si kone luksi. Prapa tyre ishte një serrë e madhe me çati në trajtë kubeje. Pastaj të tjera pemë dhe në sfond përvijimi i kodrave masive, i thyer dhe që të kënaqte sytë.

Në anën lindore të tremes një shkallë e madhe, e shtruar me pllakëza, ngjitej deri te një galeri me parmakë me hekur të rrahur dhe me një tablo tjetër romantike të pikturuar në xham të ngjyrosur. Kolltukë të mëdhenj me jastëkë të rrumbullakët me pelush të kuq ishin vendosur në hapësirat e zbrazëta rreth e rrotull mureve. Në një vështrim të parë ishte e vështirë të mendoje se dikush do të ishte ulur ndonjëherë në to.

 

Të dhëna

ISBN978 99956 810 1 2
V. Bot2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
PërkthyesiAleko Minga