Emriologji Shiko më të madhe

Embriologji

Shkëlqim Çela UE0155

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri ndërthur letërsinë e kujtesës nëpërmjet groteskut dhe autoironisë, me një individualitet që iu garanton këtyre tri novelave dhe autorit, një hyrje në letrat shqipe. "Embriologji" fitoi Çmimin Kadare për vitin 2016, dhënë nga Fondacioni Mapo

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MAPO Editions
ISBN9789928213013

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri përmban tre novela, “Përgjuesit”, “Zbori” dhe “Yjet e (pa) shuar” – të cilat krijojnë në mbyllje të tyre një skemë të plotë, të pandara nga njëra tjetra, sa sociologjike po aq dhe antropologjike.

Autori procedon mbi një tipologji të “përgjuar”, si një kërkim psikik mbi këtë realitet të tretë. Ngjarjet në të tri pjesët fotografojnë një brez, të rritur të edukuar në diktaturë, por të moshuar në fund të saj.  Natyra e të rrëfyerit bëhet sureale, aq e paimagjinueshme në një kontigjent tërësisht mashkullor. Është gati një libër maskilist. Autori njihet për ironinë.

Në këtë trilogji limitet e fantazisë s’marrin kontekste trilli. Ndryshe nga një letërsi fiction prerja mbi këto tri novela fshehin mjaft situata absurde. Autori nuk i mëshon shumë faktit se kjo ndodh në komunizëm. E sidomos të tregojë se kjo ka ndodhur në komunizmin tonë. Një ngasje gati oruelliane mund ta nënkuptonte absurdin nën diktaturë.

Por autori ka mbetur një trajtë besnike e fotografimit, një fare reminishence. E vetmja mbetje e këtij realiteti janë “përgjuesit” që krijojnë bëmat heroike prej të cilave morën titujt e veteranëve.

Lexuesi mbi një strukturë pak komplekse mbetet i sugjestionuar duke përjetuar brutalitetin e së keqes. Fantazi e shfrenuar, atmosferë erotike të pazakontë, frenetizëm banal në një klub pleqsh që gjerbin kafenë duke mërmëritur si saga heronjsh historinë. Novela lexohet sot, dhe si e kaluar. Është një qytezë që ka prodhuar çmënduritë e tyre, shfrimet e vona seksuale.

Një letërsi e paradoksit dhe ironisë. Ta njohësh tjetrin nga historia. Kjo lë brengën tek autori për të menduar mbi “Zborin”, novela e dytë që e rikthen në rini. Intensiteti i rrëfimit bëhet më klasik.

Autori mbetet në distancë në këtë rrëfim, pa nënkuptuar asnjë fakt ironik, përveçse një mundimi të kaluar, se si paranoja diktatoriale nisi të zhbëjë individin. Faktet janë sa reale, aq dhe absurde. Këta janë shqiptarët e brezit të ri nën komunizëm. Përzgjedhja e frontit të “luftës” dhe në këtë novelë, si vazhdimësi e së parës, por në rikthim, krijon surealin më të fortë.

Të rinjtë që mbajnë kujtesën nën rrobë luftarake në llogore fiktive, jashtë çdo konstrukti sjelljeje nga “veteranët” e parë. Zërat e parë kritikë e kanë quajtur një vepër çmitizuese të diktaturës, për shkak të ironisë me “veteranët” dhe brutalitetit të autorit në natyrën e rrëfimit mbi to. Pjesa e dytë, “Zbori” e thyen këtë pasqyrë, duke reflektuar të parat thyerje, plasaritje të psikozës. Mbetet nga të rrallat reflektime të ndeshura në letërsinë e pas ’90-ës, edhe pse nga letërsia e diktaturës ka pasur larmi prurjesh e rrëfimesh, por gjithnjë në nivele të urrejtjes, diktatit, autoritetit, dhunës, pushtetit, krimit.

Në “Zbor”, si dhe në pjesën e tretë “Yje të (pa) shuar” autori del pothuaj jashtë atij sistemi, për të rrëfyer burgun e tij, se si Shqipëria për vite mbeti një burg, një burg i dyfishtë për ata që vuajtën, e u persekutuan.

Në pjesën e tretë të trilogjisë, autori bart mundimin, ngjizjen, gjithë leximin mbrapsht të këtij romani. Në ironi të plotë, është koha e duhur për leximin “mbrapsht” rikthimin në gjenezë, një fakt sociologjik të të gjithë shqetësimit të autorit, pse brezat gjenden mes paradokseve të sotme. Është periudha e tretë, mosha e parë, fëmijëria që përcakton ekzistencën e species.

Autori i “Embriologji” e gjen në zanafillë evokimin e diktaturës, si ka rrjedhur deformimi prej moshës së parë.

Të dhëna

Faqe310
ISBN9789928213013
Titulli origjinalMAPO Editions
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Përmasat14x20