I ri Cmim i reduktuar! Krimi i perkryer Shiko më të madhe

Krimi i perkryer

Keigo Higashino A-005942

Libër i ri

6 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928327154

900 Lekë

-10%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Joshitaka, në prag të ndarjes nga gruaja e tij e bukur, e cila nuk mund të ketë fëmijë, hidhet në krahët e së dashurës së tij. Ai gjendet i vdekur, i helmuar me arsenik, të hedhur në kafe. Të gjitha dyshimet bien, natyrisht, mbi gruan e tij të këndshme, Ajanen, e cila ka gjithashtu një alibi të fortë: në momentin e krimit ajo ndodhej me qindra kilometra larg. Detektivi i Tokios, Kusanagi, i ngarkuar për zbardhjen e këtij rasti, bie menjëherë pre e joshjes së rafinuar të Ajanes dhe refuzon të besojë se ajo mund të jetë e implikuar në krim. Ndërsa asistentja e tij, e cila është e bindur për të kundërtën, kërkon ndihmën e profesorit gjenial Jukaua, i mbiquajtur “Detektivi Galileo”. Por edhe mendja brilante e profesorit mezi arrin të mbledhë bashkë të gjitha pjesët dhe të hedhë dritë mbi sekretet e turbullta dhe vdekjeprurëse të çiftit.

Fragment:

Joshitaka tregoi të ishte i sjellshëm me të pas martesës, dhe Ajane nuk kishte për çfarë të ankohej. Derisa afeksioni i atij njeriu do të mbetej i pandryshuar, ishte e vendosur ta ndalonte të afrohej te filtri i ujit. Edhe pse nuk kishte harruar atë që kishte bërë me Junkon, derisa të mos bënte të njëjtën gjë me të, ishte e vendosur ta linte të jetonte. Për Ajanen martesa u bë një ofertë e përditshme shpëtimi për një burrë të dënuar me vdekje.

Megjithatë, e dinte se Joshitaka nuk do ta harronte dëshirën e tij për t’u bërë baba. Kur vuri re se ai shikonte Hiromin, kuptoi se momenti kishte ardhur. Mbrëmjen që ftuan Ikait në shtëpinë e tyre, Joshitaka i komunikoi vendimin e tij për ndarje, me një ton të ftohtë dhe patetik.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe336
ISBN9789928327154
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBisej Kapo
RomanMister&Thriller