Cmim i reduktuar! Ndihmesa për gjuhën shqipe Shiko më të madhe

Ndihmesa për gjuhën shqipe

Ragip Mulaku BEM0041

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në vazhdën e publikimeve të tij shkencore, Ragip Mulaku vjen me veprën "Ndihmesa për gjuhën shqipe", me të cilën jep një kontribut të çmueshëm në studimet albanologjike.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fletët414
ISBN9789951240130

1 275 Lekë

-15%

1 500 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Autori, sipas tematikës që ka trajtuar aty, lëndën e ka ndarë në këta krerë:

I. Gjuha standardedhe kultura letrare;

II. Ndihmesa për gjuhen shqipe dhe për formi-min estandardit;

III.Çështje tëshOpesnëshkrimet evjetra;

IV. Kulturë gjuhe.

Në dy krerët e parë të veprës së tij, R. Mulaku pasi e shtjellon nga shumë anë njësimin egjuhës letrareshqipe, e konsideron atë si zgjidhjen më të mirë të mundshme dhe si një nevojë të domosdoshme që edhe ne shqiptarët, si gjithë popujt e tjerë të qytetëruar, të kemi një gjuhë të përbashkët e të njësuar për të komunikuar mes vete dhe me të tjerët. Autori në kristalizimin e standardit të gjuhës shqipe i vlerëson lart gjithë brezat tanë që punuan në këtë ndërmarrje madhore kulturore e kombëtare dhe sidomos e çmon punën e pakursyer të njohësve më të mirë të shqipes e të dijetarëve më të mëdhenj të kohës, Aleksandër Xhuvanin, Eqrem Çabejn, Idriz Ajetin, Mahir Domin, Androkli Kostallarinetj., kurse nëanën tjetërkundërshton me ngulmgjithëpërpjekjet që bëjnëdisapërtashkapërthyer standardin e gjuhëssonë.

Edhe në kaptinën 111. Çështje të shqipes në shkrimet e vjetra, R. Mulaku shtjellon tema me interes nga historia e gjuhës sonë, si çështjen e zhvillimit të diftongjeve dhe të togjeve të zanoreve të gjuhës shqipe; zhvillimin historik të mbiemrave; kontributin e Çabejt për studimin e "Mesharit" të Buzukut si dhe për ndriçimin e shumë 0a1ëve nga trashëgimia e shqipes që deri atëherë kishin mbetur të pasqaruara; veçoritë gjuhësore të disa veprave me alfabet arab të shkruara nëgjuhën shqipe; pasurinë me sinonime tëveprave tëvjetra tëgjuhës shqipe; kontributin e Sami Frashërit për gjuhësinë krahasimtare indoevropiane dhe për ndarjen e gjuhëve të botës sipas tipologjisë dhe sipas gjenealogjisë në kohën kur këto çështje nuk njiheshin në botën shqiptare: pasurimin egjuhësshqipe me mjete tësaj, etj.

Në kaptinën IV. Kulturë gjuhe, autori i kësaj vepre shtjellon çështje të rëndësishme në lidhje me shmangiet që i bëhen drejtshkrimit të shqipes në shkrimet edisagazetave tona tëpërditshmedhe në mjetet etjera të informimit; pastaj shqyrton disa kalke tëgjuhëve të huaja (dikur të serbishtese tash sëvoni të anglishtes) në gjuhën shqipe, duke gjetur mënyra për t'i luftuar e për t'i shmangur nga përdorimi në shkrimet tona e për t'i zëvendësuar me fjalë e shprehjenga brumi ishqipes.

Kjo vepër, si e tillë, e pasuron literaturën tonë linguistike.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët414
ISBN9789951240130
V. Bot2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri