Profile te diplomacise Europiane ne Ballkan Shiko më të madhe

Profile te diplomacise Europiane ne Ballkan

Shaban Murati UE0118

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Që në shfletimin e parë dallohen lehtë se spektri i vështrimit është i gjerë dhe megjithatë i përcaktuar. Autori e ka drejtuar shikimin e vet në skaje diametrale të hapësirës politike evropiane e botërore.

Më shumë detaje

19 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press & MAPO Editions
Fletët291
ISBN9789995639198

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Thanë për librin: Shaban Murati, i afirmuar si një nga diplomatët tanë më me përvojë dhe një nga ekspertët më të mirë të problemeve ndërkombëtare e sidomos të Ballkanit, veçanërisht si njohës i spikatur i skenarëve të zhvillimeve ballkanike të Serbisë në këto kohë turbulencash politike, si autor hulumtues i enigmave diplomatike të pavarësisë së Kosovës, vjen para lexuesit me librin "Profile të diplomacisë europiane në Ballkan". Ndryshe nga dy librat e mëparshëm, ky që kemi sot në duar, edhe pse përqendrohet sërish në tematikën e tij të preferuar, Serbia, Kosova, Ballkani, është zgjeruar edhe me subjekte të tjera, gjithaq interesante, si vendi dhe roli i Shqipërisë dhe i Kosovës në këtë skakierë zhvillimesh, BE ja, vende të veçanta anëtare të saj, SHBA ja, Rusia, vendet islamike, Kina dhe shumë të tjera. Që në shfletimin e parë dallohen lehtë se spektri i vështrimit është i gjerë dhe megjithatë i përcaktuar. Autori e ka drejtuar shikimin e vet në skaje diametrale të hapësirës politike evropiane e botërore, nga Kina e largët te SHBA ja, Rusia, te vendet islamike, nga vendet afrikane dhe latino amerikane drejt qendrës së Europës, për t'u ndalur te Gadishulli i trazuar Ballkanik. Në të gjitha këto pika ai gjen elemente, faktorë veprues a ndikues në zhvillimet ballkanike, por sidomos në qëndrimet kapricioze e tekanjoze të Serbisë së sotme. Dhe gjithçka, në fund të fundit, ai e fokuson tek interferencat e tyre në të ardhmen e Kosovës dhe në konfigurimet e rikonfigurimet e mozaikut të brishtë e kaotik ballkanik. Prof. Dr. Ksenofon Krisafi

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët291
ISBN9789995639198
V. Bot2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë