I ri Cmim i reduktuar! Komedia gjyqësore Shiko më të madhe

Komedia gjyqesore

Aldo Mustafa DIP0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Sot ne pyesim njëri-tjetrin nëse pëlqejmë prozën apo poezinë, dhe në fakt proza mban vendin e parë përsa i përket zgjedhjes së lexuesit. Koha ka vendosur një disbalancë mes zhanerave letrarë dhe pa dashje kemi evituar një zhaner të letërsisë siç është drama (tragjedi/komedi). Kjo "lënie në hije" ndodh pa ndonjë qëllim të keq, e para sepse prurjet e reja në këtë drejtim janë të reduktuara dhe e dyta, sepse drama arrin ta përçojë tërësisht efektin e saj në skenë

Më shumë detaje

42 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dita Print
Fletët122
ISBN9789928229328

350 Lekë

-50%

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Aldo Mustafa vjen me këtë komedi duke na bërë t'i kthejmë sërish sytë aty, duke sjellë një komedi me nota sa gazmore, aq edhe satirike. Të shkruash dramë do tepër guxim dhe kërkon gjithashtu shumë impenjim. Dramaturgut, përveç krijimit që i duhet të hedhë në letër dhe harmonisë që duhet t’i japë lidhjes ndërmjet akteve, skenave dhe tejçimit të idesë dhe mesazhit, i duhet të mendojë edhe për detaje skenike.

"Komedia Gjyqësore" vjen drejt lexuesit me një gjuhë të thjeshtë dhe spontane, duke përshkruar situata të cilat ndodhin në një sallë gjyqi.

Në këtë komedi vihet në lojë çdo gjë logjike, dhe tregohet sesi individi në interesin e tij mund të interpretojë, manipulojë apo edhe të gënjejë pse jo, në dëm të tjetrit.Tetë personazhe, gjashtë prej të cilëve të emërtuar dhe dy të tjerë të cilët prezantohen vetëm nëpërmjet funksionit të tyre, bëhen bashkë për të zgjidhur një problem të cilin gjithsekush e mendon si të drejtë sipas logjikës së vet. Megjithëse duket që vijat e logjikës i thyejnë dy nga personazhet, Med dhe Donki, të cilët e shohin të drejtën vetëm në prizëm të interesave personale.

Med akuzon padrejtësisht tre studentë dhe një profesor, duke u shfaqur si një personazh i pa qëndrueshëm emocionalisht dhe tepër histerik, përsa i përket logjikës që ndjek për të përkufizuar atë çka për të përbën problem, duke u munduar të fshehë interesin e saj të vërtetë. Në të njejtën vijë ecën personazhi i Donkit, i cili nën petkun e avokatit përdor metodën "flas shumë e them pak" si për të argumentuar që klientja e tij ka të drejtë, por që në fakt atij i intereson të përforcojë problemin përkundrejt shpërblimit që pritet të marrë nga Medi.

Të gjendur rastësisht në një situatë sa kaotike aq edhe absurde, tri studentë përballen në befasi me një akuzë të paqënë. Mungesa e logjikës me të cilën i prezantohet çështja dhe absurditeti nga i cili ajo ndiqet, i bën të sillen sa mosbesues ndaj situatës, aq edhe ndaj vetes. Një profesor i cili gjendet gjithashtu në palën e të akuzuarve, do të jetë nga nxitësit kryesorë të situatave komike nëpërmjet ironisë së hollë që ai përdor.

Situata përmbyset kur mes tyre nis një lojë. Ajo do të bëhet njëfarë grepi për nxjerrjen e problemeve dhe nëpërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve që nxit loja, arrin të zgjidhet situata duke dhënë gjithashtu mësimin se komunikimi është tepër i rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve.

Komedia vetë vjen si një "mësim" për ata që mbrojnë interesin personal me çdo lloj kushti, edhe kur e dinë që po ecin në rrugë të gabuar, dhe që mundohen me çdo lloj mjeti që defektet personale t’i evidentojnë tek të tjerët.

Vendosja në skene e kesaj komedie, do të arrijë t’i japë jetë çdo fjale që në dukje është e parëndësishme, por në kontekst do të thotë shumë. Autori punoi brenda një kohe rekord dhe në kaq pak kohë ai arriti të tejçojë tek unë dhe shumë lexues të tjerë të cilët kishin fatin ta lexonin që në rrjeshtat e para, emocionin e një pune të bukur, të thjeshtë dhe tepër spontane.

Me bindjen se kjo nuk do të jetë puna e vetme e autorit, uroj që të kemi në dorë sa më shpejt të tjera punë të tij, pasi "Komedia Gjyqësore" është një derë premtuese për këdo që lumturinë e ka parësore dhe jetën nuk e merr shumë seriozisht.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët122
ISBN9789928229328
V. Bot2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeve13.9x20.5